Endrit Braimllari/ Edi Rama kthen në vend dënimet politike vetëm për të mbajtur karrigen e qelbur të pushtetit

634
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllar ka reaguar në rrjet sociale Facebook duke akuzuar Edi Ramën për mbajten në burg të qytetarëve që protestuan.

Sipas tij këtë gjë kryeministri po e bën vetëm për të mbajtur karrigen e qelbur të pushtetit.

Nuk ka rruge tjetër vetëm largimi i Edi Ramës dhe kësaj qeverie kriminale e cila e ka kthyer vendin shumë vite pas-shkruan Braimllari.

Postimi i tij i plotë:

Gjykata, me urdher politik te Edi Rames, vendos te mbaje ne burg qytetaret qe protestojne.
Edi Rama kthen ne vend denimet politike vetem per te mbajtur karrigen e qelbur te pushtetit.
Mbahen ne qeli protestues te cilet protestojne kunder hajduterise se qeverise dhe lihen te lire ata qe grabisin shqiptaret, qe kriminalizuan vendin, Edi Rama dhe zagaret e tij.
Nuk ka rruge tjeter vetem largimi i Edi Rames dhe kesaj qeverie kriminale e cila e ka kthyer vendin shume vite pas.
Vrulli qytetar po i merr perpara dhe dita e gjykimit per Edi Ramen dhe Sander Lleshin do te jete e afert.