Endrit Braimllari: Edi Rama dhe Sandër Lleshi dhunojnë, arrestojnë qytetarë te pafajshëm, dhe lënë të lirë grabitësit shtetëror në Rinas

365
Sigal

Braimllari ka reaguar në Facebook duke akuzar qeverinë që arreston qytetarë të pafajshëm, ndërkohë që lë të lirë grabitësit shtetëror në Rinas.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI skruan, “Çdo gjë mbahet shënim dhe dita kur nuk do jesh me Ministër është e afërt. Ti dhe Edi Rama keni hesape për të larë me qytetarët e ndershëm të këtij vendi.”

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe Sandër Lleshi dhunojnë dhe arrestojnë qytetarë të pafajshëm që protestojnë në të drejtën e tyre dhe lënë të lirë grabitësit shtetëror në Rinas.

Përdorimi i gazit helmues në sasi të madhe në një protestë qytetare është gjenocid.
Sander Lleshi gjen kohë të reagojë për protestat qytetare por nuk ka asnjë fjalë për mungesën e sigurisë në vend, për numrin e lartë të vrasjeve, për grabitjen e Rinasit, për vjedhjen e hapur te Unaza e Re, për dhunën që ushtroi mbi banorët e Bulevardit te Ri duke dhunuar gra, fëmijë e të moshuar.
Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverie të degraduar ku po përdoret një “Gjeneral i vdekur” kundër një populli.

Çdo gjë mbahet shënim dhe dita kur nuk do jesh me Ministër është e afërt. Ti dhe Edi Rama keni hesape për të larë me qytetarët e ndershëm të këtij vendi.