Endrit Braimllari: Do të hapim 100.000 vende pune për të rinjtë duke zbatuar Planin për Punësimin e të Rinjve

445
Kryetari i LSI Tiranë, Endrit Braimllari mori pjesë në një takim me të rinjtë e njësisë administrative nr.4 ku ishte i pranishëm dhe Kryetari i LSI-së i kësaj njësie, Arsim Rama.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Endrit Braimllari theksoi se LSI ka një plan konkret për rininë duke shtuar se do të hapin 100.000 vende pune për të rinjtë duke zbatuar Planin për Punësimin e të Rinjve.

“Ne jemi të parët sepse ne jemi forca e të rinjve, jemi forca e shpresës dhe e besimit për një të ardhme më të mirë”, ka vijuar Braimllari.
Sigal