Endrit Braimllari: Babëzia politike e qeverisë nuk njeh më kufij, tërhiquni nga ky akt i turpshëm

507
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari akuzoi mazhorancën e PS se po bllokon ligjin për statusin e minatorit. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, ku u diskutua dhe propozimi i LSI për statusin, Braimllari tha se qëndrimi i Partisë Socialiste është kriminal ndaj shtresës së qytetarëve që punon në kushtet më të vështira. Ai tha se PS nuk e voton këtë nismë, sepse e quan një propozim të LSI. Ndërkohë që u kujtoj se ata që përfitojnë nga kjo nismë janë qytetarë të këtij vendi.
“Ju kërkoj dhe njëherë që të tërhiqeni nga ky akt i turpshëm që është i papërgjegjshëm, intrigant dhe i pamoralshëm. Sepse babëzia juaj politike, financiare nuk krahasohet kurrsesi me hallin e atyre familjeve atje. Por jo vetëm familjet e minatorëve, por me problemet që sot kanë të gjithë shqiptarët. Ju e keni humbur ndjeshmërinë sociale sepse ju nuk i dini hallet e shqiptarëve. Keni kohë që i keni harruar hallet ju, keni vite, sepse babëzia juaj e korrupsionit e krimit ju ka futur në këtë rrugë. Prandaj bëni mirë përkrahni ato njerëz, sepse nuk janë njerëz të LSI, nuk janë njerëz të PS, nuk janë njerëz të PS, por janë njerëz të sakrificës së këtij vendi që në 70 vite kanë kontribuuar për ekonominë e këtij vendi. Ndaj ju kërkoj të gjithëve të tërhiqeni nga ky akt i turpshëm”,- tha Braimllari.
Fjalimi i plotë i deputetit Endrit Braimllari: Babëzia politike e qeverisë nuk njeh më kufij, tërhiquni nga ky akt i turpshëm
Të nderuar kolegë, në fakt është një skemë qesharake ndërhyrja me parashutë e ministrit, por po aq qesharake është dhe hipokrizia e radhës sepse në të gjithë rrëfimin e tij për statusin e minatorit, na e shpjegoi ai qartazi përse nuk e voton statusin e minatorit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse këtë e ka propozuar një deputet i LSI si Përparim Spahiu. Në fakt kjo nuk është çudi, sepse këto ditë por edhe sot në seancë, kam dëgjuar ministra të cilët flasin tamam si të hedhur me parashutë, a thua se këto nuk kanë qenë katër vite më parë në drejtim të këtij vendi. Statusin e minatorit, z. Përparim Spahiu e ka propozuar edhe në mandatin e shkuar por ju refuzuat ta çonit në komisionin përkatës me bindjen dhe arsyen shumë të thjeshtë sepse këtë e propozon një deputet i LSI. Që në fakt Përparim Spahiu është një deputet i LSI dhe vjen nga qarku i Dibrës këtë e dimë të gjithë, por duhet të dini dhe një gjë, që është deputet që vjen nga një familje minatorësh dhe ka ndjeshmëri jo vetëm në shërbim të zonës atje, por dhe sociale, ekonomike për zonën, edhe emocionale. Por, nuk na duket çudi sepse ju tanimë e keni ndarë Shqipërinë kush janë përfaqësues të LSI, PD apo të opozitës i refuzoni, kush janë përfaqësues të Rilindjes, bëni sikur i përkrahni, sepse për socialistë të ndershëm keni kohë që i keni harruar, dhe sillni këtu shoun e radhës. Në fakt rrëfimi juaj z. Ministër, ishte rrëfimi i një anëtari të partisë-shtet. E thatë qartazi, nuk e votojmë sot, do e bëjmë nesër kur ta bëjë partia ime. Kjo është e turpshme për shqiptarët. Sepse po instaloni në këtë vend njëherë e përgjithmonë një sistem diktatorial. Të njëjtën gjë që bëtë në 18 dhjetor. Kjo është e turpshme.
Ndaj ju kërkoj që të kërkoni ndjesë për atë çka thatë dhe në emër të z. Spahiu sepse ju folët si një anëtar i partisë-shtet, Kryeministri juaj sot foli si një kryeministër nazist. Dhe ko është e turpshme për këtë vend. Në fakt kisha përgatitur një fjalë të gjatë sot, për në shenjë solidariteti me familjet e minatorëve, në shenjë solidariteti me ato familje të sakrificës, të mundit, që kalojnë çdo ditë dhe përpjekjes së tyre, refuzoj ta mbaj fjalën time. Do ju kërkoj dhe njëherë që të tërhiqeni nga ky akt i turpshëm që është i papërgjegjshëm, intrigant dhe i pamoralshëm. Sepse babëzia juaj politike, financiare nuk krahasohet kurrsesi me hallin e atyre familjeve atje. Por jo vetëm familjet e minatorëve, por me problemet që sot kanë të gjithë shqiptarët. Ju e keni humbur ndjeshmërinë sociale sepse ju nuk i dini hallet e shqiptarëve. Keni kohë që i keni harruar hallet ju, keni vite, sepse babëzia juaj e korrupsionit e krimit ju ka futur në këtë rrugë. Prandaj bëni mirë përkrahni ato njerëz, sepse nuk janë njerëz të LSI, nuk janë njerëz të PS, nuk janë njerëz të PS, por janë njerëz të sakrificës së këtij vendi që në 70 vite kanë kontribuuar për ekonominë e këtij vendi. Ndaj ju kërkoj të gjithëve të tërhiqeni nga ky akt i turpshëm.
Sigal