Endrit Brahimllari: Të bashkohemi në 16 shkurt në luftën kundër së keqes!

477
Sigal

Deputeti i LSI Brahimllari u drejton apel shqiptarëve, që të protestojnë me opozitën më 16 shkurt, që të luftojnë bashkërisht të keqen: Nga Unaza e Re i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme që të ketë kujdes, të zbatojë ligjin dhe të çojë deri në fund këtë procedurë. Sepse ajo ka dalë hapur që është një Prokurore e Përgjithshme e Edi Ramës. Prokurorja e Përgjithshme është e kapur. Kjo vërteton që kjo Prokurore e Përgjithshme nuk ka sesi të vërtetojë këtë aferë korruptive, sepse është e kapur nga Edi Rama dhe është aty për të mbrojtur atë. Dhe kjo ka dalë hapur para shqiptarëve. Ndaj ne duhet të jemi të gjithë bashkë me 16 shkurt. Sepse këtu ka rënë shteti, këtu ka rënë çdo sistem. Më 16 shkurt të jemi të gjithë në protestë, të protestojmë për varfërinë që ka kapur vendin. Të protestojmë për paligjshmërinë e Edi Ramës. Të protestojmë për sistemet e drejtësisë qe Edi Rama ka kapur, të protestojmë për të rinjtë dhe të rejat që largohen nga vendi. Të protestojmë për studentët. Të protestojmë për biznesin e mesëm që po i merr shpirtin. Të protestojmë për banorët e Unazës së Re, Bulevardit të Ri, Shkozës dhe të gjithë Shqipërisë.