Ende pa marrëveshje, Rama lë ofertën në tavolinë dhe mbetet në pritje

437
Largimi i kryeministrit Edi Rama nga takimi me Lulzim Bashën pa një marrëveshje, nuk i ka dhënë fund negociatave. Burime thanë për Lapsi.al se qëndrimi në presidencë i Lulzim Bashës erdhi pasi Rama la në tryezë ofertën e tij.

“Mendohuni! Nëse bini dakord më thoni për teknikalitetet” kanë qenë fjalët e fundit që kryeministri ka thënë para se të dilte nga takimi. Tani vendimi mbetet në dorën e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjedhje apo për të refuzuar edhe njëherë ofertën që i bëhet opozitës. Mësohet se Lulzim Basha u konsultua edhe me presidentin Nishani për hapat që do të ndërmarrë, gjithsesi refuzimi i Ramës për t’u dorëhequr e bën të vështirë vendimin e Bashës.
Sigal