‘Grupe mercenare në Tiranë’, kush është njeriu i Soros që takoi Donald Lu. EMRI

721
Sigal

Judicial Watch ka publikuar dje 49 faqe të një dosjeje të re të Departamentit të Shtetit mbi aktivitetin e USAID, i cili sipas portalit ka financuar aktivitete të organizatave joqeveritare në Shqipëri të cilat njihen si mbështetëse të majtistit George Soros.

Dokumentet zbulojnë se kur Donald Lu erdhi në Tiranë, njeriu i parë që thirri në ambasadë ishte Andri Dobrushi, drejtor i fondacionit të Sorosit për një ‘Shoqëri të Hapur’, një nga ato që kryeministri hungarez Viktor Orban i quan ‘organizata të mercenarëve’.

Dokumentet tregojnë se si grante amerikane gjatë administratës Obama janë dërguar në disa organizata joqeveritare, të cilat thonë se promovojnë ‘shoqërinë civile’ ndërsa në fakt sulmojnë grupime pro-amerikane, qeverinë dhe politikat amerikane në Tiranë.

Judicial Watch hapi një çështje në 26 maj 2017 në emër të lirisë së informimit ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit pasi ata dështuan t’i përgjigjeshin kërkesës së marrë në 31 mars 2017 për informacione mbi shpenzimet amerikane jashtë vendit.

Të dhënat zbulojnë se Dobrushi, i besuari i Soros, ishte i pari në listën e të ftuarve nga ambasadori amerikan Donald Lu në një aktivitet për zgjedhjet të mbajtur në ambasadën tonë në Tiranë në 27 prill 2015.

Ceremonia kishte për qëllim të ‘shfaqte asistencën amerikane në zgjedhjet lokale të qershorit’.

Ashtu siç Judicial Watch ka raportuar që në 4 prill 2018, ambasadori Lu ka qenë mjaft i afërt me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Shqipërisë duke asistuar në refuzimin e vizave për juristë dhe ligjvënës nga partia konservatore në Shqipëri.

Donald Lu tashmë është emëruar nga administrata e Trump si ambasador në Kirgistan.

Pas pak materialet të tjera të lidhjeve të Sorosit me Donald Lu dhe se si u përdor për të sulmuar opozitën dhe grupet e tjera që janë kundër Edi Ramës në Tiranë