EMRAT/ Presidenti Meta dekoron personalitete të shquara të artit dhe kulturës së Korçës

718
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar personalitete të shquara të artit dhe kulturës së Korçës. Meta ka dekoruar Josif Minga, Zhani Ziçishti, Pandi Bello e Arben Dervishi për kontributin që kanë dhënë e vazhdojnë të japin për vendin në fushat që përfaqësojnë. Ceremonia e dekorimit të personaliteteve të shquara të artit e kulturës u zhvillua në teatrin “Andrea Z.Çajupi” të qytetit të Korçës.

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i madh”, kompozitorin e njohur korçar, Josif Minga me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e njohur shumëvjeçar si kompozitor, si dhe për përkushtimin e tij si pedagog në përgatitjen dinjitoze të artistëve të rinj në zhanre të ndryshme muzikore”.

Presidenti Meta dekoroi gjithashtu aktorin e mirënjohur korçar Zhani Ziçishti me titullin “Mjeshter i madh” me motivacionin: “Me mirënjohje për kontributin artistik si aktor i talentuar, duke shkëlqyer me interpretimet e panumërta dhe mbresëlënëse në skenat teatrore dhe në ato kinematografike, të cilat janë të paharruara për artdashësit shqiptarë”.

Meta dekoroi me titullin “Naim Frashëri” dirigjentin e njohur korçar, Pandi Bello Meta dekoron Pandi Bello me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin e tij artistik, si dhe për kontributin e njohur shumëvjeçar si drejtues dhe dirigjent, duke u bërë shembull frymëzimi për artistët e rinj”. Presidenti i Republikës dekoroi me titullin “Për merita të veçanta civile” aktorin e njohur korçar, Arben Dervishi Meta dekoron Arben Dervishi me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin e tij artistik, si dhe për kontributin e njohur shumëvjeçar si drejtues dhe dirigjent, duke u bërë shembull frymëzimi për artistët e rinj”.