Emrat, ja njerëzit që ndajnë pushtetin e Ramës

967
Njerëzit që ndajnë tepsinë e pushtetit të Ramës
Cilët janë emërimet më të rëndësishme të kryeministrit e qeverisë në 100 ditët e para të mandatit të dytë. Lista e plotë, nga zv/ministrat e prefektët, te drejtorët e rëndësishëm
Fitorja në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 i dha mundësinë kryeministrit Edi Rama të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojën e ndërtimit të një koalicioni. Pushteti vetëm i socialistëve solli disa ndryshime në postet kyçe të administratës, ndërsa shefi i qeverisë preferoi të bënte edhe spostime të tjera, veçanërisht për sa u përket zv/ministrave. Rama zgjodhi një flotë me 33 zv/ministra të paangazhuar më parë në politikë, ndërsa 12 prefektët e rinj u morën nga ish-pjesëtarët e Forcave të Armatosura. Por ndarja e tepsisë së pushtetit në 100 ditët e para nuk u ndal këtu. Qeveria bëri emërime të rëndësishme në drejtori apo institucione që më parë nuk kishin qenë në duart e socialistëve. Gjithashtu, një seri emërimesh janë bërë në stafet politike të ministrive, ndërsa torta e pushtetit është marrë plotësisht në zotërim edhe në drejtoritë rajonale. Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga detyrat në rrethe të ndryshme të vendit, duke u zëvendësuar me të zgjedhurit e Partisë Socialiste. Ndonëse formalisht në disa raste janë zhvilluar konkurse apo gara të ndryshme, emërimet kanë qenë pothuajse të paracaktuar. Emërimi i drejtorëve të spitaleve në rrethe dëshmoi se fituesit e garës ishin persona dhe individë pranë Partisë Socialiste. Gjithashtu i debatuar ishte edhe emërimi i sekretarëve të përgjithshëm në ministrit e reja të formuara. 

Në listën e emërimeve të kryeministrit spikasin edhe largimet e para. E emëruara e tij Blerina Doracaj në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme qëndroi vetëm disa javë, për t’u zëvendësuar nga Elion Semanaj. Listës së gjatë të emërimeve i shtohen edhe disa ambasadorë të dekretuar nga presidenti Meta, si dhe dhjetëra emërime në Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Rama e përdori shpeshherë metaforën e tepsisë dhe timonit të pushtetit, duke kërkuar të qeverisë i vetëm dhe pa aleatë. Tashmë qeveria “Rama 2” ka konsumuar 100 ditët e para, duke bërë edhe emërimet më të rëndësishme në postet e administratës. 

Lista
1 – Erjon Luçi, zv/ministër i Financave e Ekonomisë
2 – Albana Shkurta, zv/ministër i Financave e Ekonomisë
3 – Daina Sorrensen, zv/ministër i Financave e Ekonomisë
4 – Elton Haxhi, zv/ministër i Financave e Ekonomisë
5 – Enis Liko, zv/ministër i Energjetikës e Infrastrukturës
6 – Antin Bonati, zv/ministër i Energjetikës e Infrastrukturës
7 – Dorina Çinari, zv/ministër i Energjetikës e Infrastrukturës
8 – Artan Shkreli, zv/ministër i Energjetikës e Infrastrukturës
9 – Rovena Voda, zv/ministër i Brendshëm
10 – Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm
11 – Romina Kuko, zv/ministër i Brendshëm
12 – Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm
13 – Klea Maliqi, zv/ministër i Jashtëm
14 – Etien Xhafaj, zv/ministër i Jashtëm
15 – Artemis Dralo, zv/ministër i Jashtëm
16 – Petro Koçi, zv/ministër i Mbrojtjes
17 – Toni Gogu, zv/ministër i Drejtësisë
18 – Teuta Vodo, zv/ministër i Drejtësisë
19 – Mira Rakacolli, zv/ministër i Shëndetësisë
20 – Badhylka Kokospili, zv/ministër i Shëndetësisë
21 – Iliana Bajraktari, zv/ministër i Shëndetësisë
22 – Ardiana Jaku, zv/ministër i Shëndetësisë
23 – Besa Shahini, zv/ministër i Arsimit
24 – Ervin Demo, zv/ministër i Arsimit
25 – Kostandin Shkurti, zv/ministër i Arsimit
26 – Shpati Kolgega, zv/ministër i Arsimit
27 – Ornela Çuçi, zv/ministër i Mjedisit
28 – Hajrulla Çeku, zv/ministër i Mjedisit
29 – Dhimo Kote, zv/ministër i Bujqësisë
30 – Ermira Rusi, zv/ministër i Bujqësisë
31 – Ilir Halilaj, zv/ministër i Bujqësisë
32 – Roland Kristo, zv/ministër i Bujqësisë
33 – Valbona Shujaku, zv/ministër i Kulturës
34 – Arben Çuko, drejtor i Burgjeve
35 – Blerina Doracaj, drejtore e Hipotekave (larguar)
36 – Elion Semanaj, drejtor i Hipotekave
37 – Agim Ismaili, drejtor i AKU
38 – Afrim Qendro, drejtor i Rrugëve
39 – Arben Isaraj, drejtor i Targave e Patentave
40 – Iris Elezi, drejtore e AQSHF
41 – Sajmir Çili, drejtor i Cirkut
42 – Armela Imeraj, drejtore e ATSH
43 – Artjan Qirici, drejtor i Portit, Durrës
44 – Adrian Bylyku, drejtor i AKBN
45 – Dhurata Shamia, drejtore e DSHQ
46 – Ani Dyrmishi, drejtor i Hekurudhave
47 – Luneda Sufali, drejtore e Shërbimit Social
48 – Lori Haxhiu, drejtoreshë e Rinisë
49 – Plarent Ndreca, kryeinspektor i Mjedisit
50 – Laert Duraj, drejtor i Postës
51 – Pirro Lutaj, drejtor i Përmbarimit
52 – Zenel Kuçana, prefekt i Durrësit
53 – Abedin Shehu, prefekt i Dibrës
54 – Çesk Millja, prefekt i Shkodrës
55 – Gjergj Prendi, prefekt i Lezhës
56 – Roland Nasto, prefekt i Durrësit
57 – Maksim Malaj, prefekt i Elbasanit
58 – Baki Bala, prefekt i Fierit
59 – Harilla Dafa, prefekt i Beratit
60 – Flamur Mamaj, prefekt i Vlorës
61 – Dhori Spirollari, prefekt i Korçës
62 – Astrit Aliaj, prefekt i Gjirokastrës
63 – Suzana Jahollari, prefekte e Tiranës
64 – Krislen Keri, drejtor i Aviacionit Civil
65 – Pirro Vengu, drejtor i Antikorrupsionit
Sigal