Emrat e ekspertëve që kanë në dorë reformimin e drejtësisë

1125
Komisioni Parlamentar i reformës në drejtësi, punoi draftin e reformës duke u bazuar tërësisht në punën e specialistëve të huaj dhe vendas. Kryetari i Komisionit Parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa, shumë herë është shprehur publikisht, se kësaj here politika i qëndron larg reformës në drejtësi, pasi këtë draft e shkruajnë, e hartojnë vetëm specialistët dhe se drejtësia është në këtë gjendje, që është sot, pikërisht, sepse kështu ka dashur politika të jetë kështu, domethënë e paaftë të japë drejtësi dhe që fakti se draftin e reformës së drejtësisë e kanë hartuar vetëm ekspertët vendas dhe të huaj, i detyron edhe palët politike që të japin konsensusin e tyre, sepse produkti i draftit të reformës në drejtësi është apolitik! Mirëpo, deri tani, nuk është bërë e qartë as mënyra e përzgjedhjes së këtyre ekspertëve evndas dhe të huaj të reformës në drejtësi dhe as cilët i propozuan ata. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë në asamblenë e tyre të para disa ditësve u shpreh se përfaqësuesi i tyre në këtë komision nuk u dëgjua fare, dhe propozimet e tyre nuk u përfshinë në draftin për reformën në drejtësi. Ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ka pohuar se Komisioni Parlamentar për reformën në drejtësi nuk ka marrë parasysh propozimet e ministrisë së Drejtësisë për ekspertët, si edhe ministria e Drejtësisë u shmang nga përgjegjësia që i takon si institucion për reformën në drejtësi. Madje Ministri Naço në letrën e dorëheqjes shprehet se është shmangur nga reforma në drejtësi: “përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë”. Edhe PD është shprehur publikisht, se ekspertët e Komisionit Parlamentat të Reformës në Drejtësi janë përzgjedhë me kritika partiake. Madje edhe LSI, që është aleati kryesor I PS në mazhorancë, përfundimisht ka dërguar në Komisionin e Venecias një draft të saj, duke dhënë të kuptohet se as LSI nuk pajtohet me draftin që kanë përgatitur ekspertët e reformës në drejtësi. Kjo do të thotë, që as LSI nuk është pyetur për përcaktimin e ekspertëve në Komisionin Parlamentar të reformës në drejtësi. Nëse shikojmë kush janë ekspertët e përzgjedhur në Komisionin Parlamentar të reformës në drejtësi, ku kanë punuar më parë, çfarë detyra shtetërore kanë ushtruar, cilat janë lidhjet e tyre familjare me pushtetarët e sotëm, është e qartë se të gjithë këta ekspertë janë të përzgjedhur si socialistë, ngaqë, kanë ushtruar detyra të larta qeveritare, si ministër, si zëvendësministër në qeveritë e para socialiste, kanë qënë zëdhënës të drejtuesve të lartë socialistë nëpër institucionet e larta të shtetit. Jo rastësisht është që Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka 3 ekspertë të saj, ndërkohë që shoqatat e tjera të avokatëve nuk përfaqësohen fare. Por, nëse në Shqipëri do të zbatohej ligji i Lustracionit, disa nga ekspertët e reformës në drejtësi nuk do të mundnin të përzgjidheshin fare, pasi ata kanë qënë në diktaturë edhe hetues, prokurorë, gjykatës dhe ideologë të komunizmit. Dhe mënyra sesi funksionoi vetë ky grup i ekspertëve të reformës në drejtësi përsëri lë një pikëpyetje, pasi ata kanë raportuar vetëm te kryetari i Komisionit Parlamentar të reformës në drejtësi. Një nga dobësitë e mëdha të mënyrës së funksionimit të punës së ekspertëve të reformës në drejtësi është fakti që atyre u është imponuar që në fillim që të paraqitnin vetëm një alternativë dhe jo disa alternative, në mënyrë të tillë, që të ishte, parlamenti, institucioni që do të përzgjidhte zgjedhjet me të mira. Pas RaportProgresit të KE për Shqipërinë, edhe ambasadori amerikan Lu bëri thirrje që me reformën në drejtësi të largohen të gjithë deputetët kriminelë, ministrat e korruptuar, gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë e të korruptuar. 
Ekspertët e nivelit të lartë të angazhuar për fazën e parë të procesit (sipas rendit alfabetik)
Dr.Agnes Bernhard (Zv/shefe e Misionit EURALIUS IV, BE)
Gjatë këtyre 25 viteve përvojë profesionale Znj.Bernhard ka fituar përvojë të gjerë në veprimtarinë gjyqësore si anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit në Austri, e Gjykatës Kushtetuese të…
Arben Rakipi (Pedagog, përfaqësues i Shkollës së Magjistraturës)
Nga viti 1997-2002 ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. 
Ardian Dvorani (Gjyqtar, Gjykata e Lartë)
Ka shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991. 
Prof. Dr. Ardian Nuni (Gjyqtar, Gjykata e Lartë)
Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë në vitin 1991, ndërsa në periudhën 1992-1993 ka shërbyer si gjyqtar dhe pastaj zëvendëskryetar i Gjykatës së Rrethit Tiranë
Ardian Visha (Avokat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë)
Ka shërbyer si Prokuror pranë Gjykatës së Lartë për dhjetë vjet, në periudhën 1998 – 2008.
Av. Artan Hajdari (Avokat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë)
Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet.
Prof. Dr. Artan Hoxha (Pedagog, Universiteti i Tiranës)
ka shërbyer si Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në periudhën 1997 – 1999 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kodifikimit në këtë Ministri. 
Arthur Graham (Këshilltar i Lartë për Çështjet e Gjyqësorit, prezenca e OSBE-së në Shqipëri)
Arthur Graham është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe, dhe në McGill dhe Universitetin Carleton në Kanada.
Prof. Dr. Aurela Anastasi (Pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës)
Në periudhën 2000 – 2008 ka qenë përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë dhe gjatë periudhës 2007 – 2008 ka qenë Dekane e këtij Fakulteti.
Dritan Reshka (Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme)
Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, në periudhën 2003 – 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 
Gent Ibrahimi (Kryetari i Komisionit Këshillimor të Reformës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë)
Këshilltar Ligjor/Shef Kabineti i Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (1997 – 1999), 
Henrik Ligori (Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme)
Nga Në periudhën 2002 – 2004 ka shërbyer si zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. 
Dr.Ilir Panda (Përfaqësues i Komisionit Këshillimor të Reformës Ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë)
Ka filluar të punojë si hetues në Krujë në periudhën 1986 – 1990 dhe më pas në Tiranë në periudhën 1990 – 1991. 
James Hamilton (Përfaqësues i Komisionit të Venecias)
James Hamilton është diplomuar në Histori dhe Shkenca Politike në vitin 1971 në Kolegjin “Trinity” në Universitetin e Dublinit.
Jay Carver (Drejtues i projektit JUST/USAID, Ambasada e SHBA-së)
Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Georgetoën në ashington në vitin 1974. Ka një eksperiencë 25-vjeçare pune në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Kolumbisë.
Jon Smibert (Këshilltar Ligjor Rezident/OPDAT, Ambasada e SHBA-së)
Jon Smibert është Këshilltar Ligjor Rezident i Departamentit të Drejtësisë (Zyrës Tejoqeanike për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë – OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara…
Koraljka Bumci (Eksperte, Misioni EURALIUS IV, BE)
Është diplomuar në drejtësi në vitin 1992 në Universitetin e Zagrebit dhe nga 1992 deri në 1994.
Kristaq Traja (Ekspert, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë, SOROS)
Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe Zëvendës Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993
Akademiku Luan Omari (Vëzhgues i Komisionit të Venecias)
Që nga 1957 e deri në 1974 ka qenë dekan i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tiranës
Prof. Dr. Maksim Haxhia (Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë)
Në vitin 1992, ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë
Prof. Dr. Marjana Semini–Tutulani (Pedagoge, Shkolla e Magjistraturës)
Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988. 
Dr. Rainer Deville (Shef i Misionit EURALIUS IV, BE)
Dr. Rainer Deville, Gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Apelit (Oberlandesgericht) në Gjermani, është Shefi i Misionit EURALIUS. Ai është emëruar gjyqtar në vitin 1989. Gjyqtari Dr.
Dr.Richard Regner (Ekspert, Misioni EURALIUS IV, BE)
Dr. Richard Regner LL.M. ka studiuar për drejtësi në Universitetet e Vjenës dhe të Leicester-it,ku është diplomuar në vitin 1990 (Mag. iur.) dhe në vitin 1997 (LL.M.).
Prof.Asc. Dr. Sokol Sadushi (Drejtor i Shkollës së Magjistraturës)
Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011. 
Konsulentë të jashtëm të angazhuar (sipas rendit alfabetik)
Prof. Dr. Arta Mandro
Ka ushtruar funksionin si Zëvendësministre e Drejtësisë në periudhën 1998-2000.
Prof.As Evis Alimehmeti
Aktualisht është përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Perikli Zaharia
Deri në vitin 1986 ka qenë inspektor pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa në periudhën 1986-1991 ka kryer funksionin e inspektorit pranë Drejtorisë së Ligjshmërisë së Kuvendit Popullor.
Petrit Plloçi
Ka ushtruar funksionin e Këshilltarit Ligjor pranë Gjykatës së rrethit Shkodër për periudhën 1983 – 1984. Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e rrethit Shkodër për periudhën 1984 – 1989. Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së rrethit Mat për periudhën 1989 – 1991.
Sokol Çomo
Në periudhën 2000 – 2006, ka qenë Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vangjel Kosta
Në periudhën 1983 – 1991 ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Viktor Gumi
Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1996. 
Komisioni Parlamentar i Reformës në Drejtësi
1. Fatmir Xhafaj, Kryetar
2. Eduard Halimi, Zëvendëskryetar
3. Vasilika Hysi, Sekretare
4. Pandeli Majko, Anëtar
5. Ulsi Manja, Anëtar
6. Spartak Braho, Anëtar
7. Oerd Bylykbashi, Anëtar
8. Arben Ristani, Anëtar
9. Gent Strazimiri, Anëtar
10. Fatmir Mediu, Anëtar
Anëtarë zëvendësues:
1. Silva Caka
2. Vexhi Muçmata
3. Jorida Tabaku 
Sigal