Emërimi i papritur i Selmayr, skandali që po ‘zien’ në Këshillin Evropian

467
Parlamenti Evropian do t’i rikthehet të hënën skandalit Martin Selmayr. Debati në mbledhjen mujore të legjislativit që pritet të ndodhë në Strasburg nuk ka të ngjarë të nxjerrë në pah ndonjë ngjarje të re mbi promovimin e zyrtarit gjerman në postin e lartë të nëpunësit civil në Bruksel.

Sipas Komisionit Evropian çdo zgjedhje është bërë në transparencë të plotë, por ekspertët thonë se për promovimin e Selmays çdo rregull është thyer në mënyrë flagrante.

Ka qenë qeveria e Hungarisë, ajo që javën e kaluar akuzoi Brukselin për çështjen e Selmayrit, ndërsa parlamenti holandez kërkon sqarime për pensionimin e menjëhershëm të paraardhësit të tij, Dutchman Alexander Italianer.
Për Euroskeptikët, zgjedhja e Selmayrit ka përforcuar idenë e BE-së si një sistem burokratik i papërgjegjshëm. 

“Nuk është rezultati; është procesi, mungesa e transparencës “, tha një zyrtar i lartë i Komisionit, i cili foli nën kushtin e anonimatit për shkak të frikës nga ndëshkimi. “Po, ai është i kualifikuar, por mos na merrni për budallenj”, tha zyrtari. “Ai thotë se është pro-evropian, por ai ka dëmtuar institucionet evropiane”.

Zgjedhja e Selmays është bërë nga 28-të komisionerë në takimin e mbajtur më 21 shkurt duke përfshirë komisionerë hungarezë dhe britanikë që votuan pro tij.
Për çështjen u prononcuan edhe udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, të cilët morën qasje të ndryshme ndaj gazetarëve.

Macron bëri një lutje për transparencë dhe vlerësoi shtypin e lirë, duke pranuar se ai kupton plotësisht reagimet ndaj promovimit të shpejtë të Selmayrit. Ai gjithashtu inkurajoi gazetarët dhe Parlamentin Evropian që të vazhdojnë shqyrtimin e çështjes.

“Ka një polemikë demokratike, gazetareske … ne duhet ta ushqejmë atë. Ka një debat parlamentar, ai duhet të trajtohet në mënyrë paqësore,” tha ai.

Ndërsa Merkel ishte më e kujdesshme, duke e përshkruar Selmayr, i cili ka të njëjtën bashkëkombësi me të, si dikush që merr vendime në një mënyrë shumë evropiane.

“Për këdo që mendon se është një shtetas gjerman që bën atë që i përshtatet Gjermanisë, kjo nuk është përshtypja e duhur. Ai merr vendime në një mënyrë shumë evropiane. Ai është gjithashtu dikush që i kushton vëmendje efikasitetit kur është fjala për vendimet “.
Hashtag.al
Sigal