Emërime nepotike, nuk mund të garantojnë …rilindje

752
Sigal

Ministri i ri i Shëndetësisë anashkalon përgjegjësit e mjerueshmërisë në spitalet shtetërore

Ogerta Manastirli është drejtorja e Përgjithshme e komanduar e QSUT-së, e cila, është e 9-ta drejtore në këto 8 vjet në spitalin më të madh të vendit.

Gruaja e ish-shefit të kabinetit të ministrit Ruli, drejtorja socialiste e QSUT-së

Ogerta Manastirli, ka qenë më parë drejtore e shërbimit të Strehimit në Bashkinë e Tiranës, kur Rama ishte kryetar. Shumëkush, e sidomos socialistët, duke u nisur nga kjo cv e zonjës Manastirli, mund të mendojnë se  emërohet një drejtoreshë, që gëzon mirëbesimin e PS-së,  në spitalin më të madh të vendit, që, ndërkohë ka një mjerueshmëri të gjendjes, të dëshmuar edhe në fotot që publikoi vetë kryeministri. Mirëpo, pakkush e di që zonja Ogerta Manastirli është edhe bashkëshortja e drejtorit të ministrit Genc Ruli, një nga kriticientët më të thekur të PD-së ndaj Ramës. Emërohet nag qeveria e re socialiste, drejtore e spitalit më të madh të vendit, gruaja e ish-shefit të kabinetit  të ministrit të PD-së, ndërkohë, që në radhën e shpresës për një vend pune, presin tetë vjet mijëra kuadro, specialistë socialistë, shumë herë më të aftë se zonja në fjalë, por që janë “persekutuar” në ushtrinë e të papunëve, pikërisht për shkak të bindjeve nga ministri i burrit të zonjës drejtoreshë, Ogerta Manastirli. Atëherë, për çfarë rrotacioni politik, premton PS-ja për socialistët, kur paradite heq burrin nga postet qeveritare, për të emëruar po në këto poste në mesditë, bashkëshorten e tij? Nëse këto emërime të komanduara, nuk janë nepotike, atëherë, a mund të jenë shpresëdhënëse për socialistët se me këto emërime të komanduara, bëhet një rrotacion i shëndoshë politik? Për socialistët, ky fakt, që drejtoresha e komanduar e QSUT-së,  është gruaja e drejtorit të ministrit Ruli,  do të thotë që rilindjen që shpresojnë, për të cilën votuan, tashmë do ta realizojnë po ata njerëz që dje qeverisën! Për këtë soj rrotacioni votuan dhe shpresojnë  socialistët? A nuk përbëjnë këto emërime, një shpërdorim të mirëbesimit të elektoratit socialist?

Emërime nepotike, deri tani janë bërë edhe në ministrinë e Brendshme,  emërimet e klanit të Tepelenës, nga dyshja Tahiri-Ruçi, Belina Balluku, drejtoreshë e ANTA, eqë është gruaja e  Sokol  Ballës, Anila Shehu, si drejtoreshë e Qytetit Studenti, si ishdrejtoreshë e Pastrimit të Bashkisë së Ramës, këshilltarët  Kryeminsitrit, pa kurrfarë kriteri të njohjes së aktualitetit e realitetit politik,  si edhe  emërimi i  Agaçcit, si  sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i  përzgjedhur me kritere të njohjes personale e tavolinave miqësore, të Ramës me Igli Taren.

Për ministrin e ri të Shëndetësisë, përgjegjësit janë…jetimë

Nuk është aspak rastësi, që Kryeministri Rama, publikoi foto nga  gjendja e mjerueshme e QSUT-së, në ndërkohën që është   në SHBA. Domethënia politike e publikimit të atyre fotove  është reagimi i parë i Ramës, ndaj qëndrimit që mbajti aleati i tij në maxhorancë, Ilir Meta ndaj vendimit të qeverisë për çështjen e fotos së Presidentit. Duke qenë se përgjegjësia ekskluzive e mjerueshmërisë në spitale dhe në fushën e shëndetësisë është e ministrave tëLSI-së që qeverisën deri prill, kur dolën nga bashkëqeverisja, ndoshta Kryeministri Rama, donte, që, me ato foto, publikisht, t’i hoqi “veshin” Metës, duke i kujtuar zullumet e ministrave të tij.

Është paksa kontradiktore, që ministri i ri i Shëndetësisë, të përcaktojë prioritet në QSUT largimin nga ambientet e spitalit të të gjitha bizneseve jospitalore, dhe, njëkohësisht, kryeministri të publikojë fotot e mjerueshmërisë së gjendjes  fizike të QSUT-së. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pyetur se cilët janë përgjegjësit e katandisë së QSUT-së në mjerueshmërinë fizike që dëshmojnë fotot që publikoi kryeministri, nuk u përgjigj. Sigurisht, jo për shkak të Kodit të Heshtjes. Por, e kuptojmë që ministri i ri i Shëndetësisë të pohojë  që përgjegjësit ekskluzivë që spitalet sot nuk kanë ilaçe, që janë katandisur me  salla operacioni me tavane që pikojnë, janë vetëm ministrat që drejtuan Shëndetësinë në 4vjeçarin e maxhorancës së mundur në 23 Qershor. E këta ministra, janë aleatët e qeverisë “Rama1”.

Përgjegjësia e ish-ministrit Vasili dhe e drejtores së ISSH-së, E.HANA

Petrit Vasili, sot  kryetar i grupit parlamentar tëLSI-së ka qenë mbi 3 vjet ministër i Shëndetësisë në qeverisjen “Berisha” në këtë 4 -vjeçar të fundit. Ish-ministri i Shëndetësisë, justifikohet se: “Mua më kujtohet se kam gjetur në QSUT një situatë dhe me emergjente. Shërbimi i emergjencës ka qenë në gjendje të mjeruar dhe konstatova këtë si prioritet madhor,  këtu duhej përgjigjja e parë, para se të rregulloja korridoret.”. Ndërsa për mungesën e ilaçeve në spitale, ish-ministri Vasili ia hedh mungesës së fondeve. “Nuk ja kemi dalë si duhet me barnat, pasi fondet kanë qenë minimale dhe do jetë akoma në vështirësi”. Por, ish-ministri Vasili nuk mund të sqarojë dot, si ka mundësi që borxhi në QSUT u 3-fishua, kur barnat mungojnë, dhe korridoret, nuk i pastronte dot? Ish-ministri Vasili, si kryetari i Bordit të ISSH-së, së bashku me drejtoreshën e ISSH-së, Elvana Hana, mbajnë përgjegjësi për mungesën e ilaçeve në spitale dhe poliklinika, sepse,  për shkak të tenderave jo transparente, rriten artificialisht çmimi i ilaçeve, të cilat shpeshherë janë të një cilësie të dobët, dhe ilaçet afrohen sipas preferencave. P.sh, te pavijoni i neurokirurgjisë, drejtorja e ISSH-së, zonja Hana privilegjon J. Krujën.