Email i avokatit: Spekulim me Metën, s’është përmendur për praktika korruptive

4064
Zbardhet email-i që avokati i palës shqiptare Tim Schreiber, i kompanisë Clifford Chance i ka dërguar Avokaturës së Shtetit, pas akuzave të bëra në media dhe më pas të marra nga Partia Demokratike për implikimin e ish-kryeministrit Ilir Meta në çështjen CEZ-DIA, cka coi në kërkesën e këtyre të fundit për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
“Referuar emailit tuaj datë 27 gusht 2015 (njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit). Në kundërshtim me çka disa gazetarë janë përpjekur të spekulojnë OSHEE në dosjen e depozituar në arbitrazh kundër DIA ltd (Ishujt Virgin Britanik) nuk e ka përmendur zotin Meta si një përfitues transfertash të parave apo praktika të tjera korruptive, në lidhje me marrëveshjen e mbledhjes së borxhit mes OSHEE dhe DIA” shkruan në emailin e tij Tim Schreiber.
Zyra e shtypit e kryeministrit në datën 3 shtator, pas artikullit të publikuar nga reporter.al nxorri një deklaratë ku hodhi poshtë pretendimet për implikim të zotit Meta në çështjen CEZ.
Por duket se “spekulimi” ka ardhur nga dëshmia e personazheve të përfshira në këtë çështje, dhe të analizuara në mënyra të ndryshme në media. Siç u vërtetua nga dëshmia e Hejcek e publikuar tashmë në media, personi që ka prezantuar Hejcek me Kastriot Ismailajn, ka qenë ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë Qazim Tepshi, i cili ka deklaruar se zoti Ismailaj ka njohje me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Dhe për më tepër, zoti Tepshi, Ismailaj dhe vetë Hejcek, kanë takuar me Bujar Nepravishtën, kryetarin e ERE në atë kohë dhe këshilltarin e tij Ahmeti, për të vendosur për të gjithë procedurat.
Afera CEZ-DIA, newsbomb.al zbardh dëshminë e ish drejtorit të CEZ: Ja njeriu që më prezantoi me Ismailajn
Zbardhen të tjera fakte dhe dokumente që rëndojnë pozitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e CEZ dhe mbledhjes së borxheve.
Neësbomb.al ka siguruar dëshminë e ish drejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek dhënë në 26 tetor 2014, për gjyqin midis CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve të kompanisë.
Ish kryeministri Sali Berisha pretendoi në seancën e djeshme parlamentare se kryetari aktual i Kuvendit Ilir Meta ka influencuar në zgjedhjen e kompanisë për mbledhjen e borxheve duke u referuar deshmisë së Hajsek, pa e ditur se Ismailaj, e kishte prezantuar veten edhe si këshilltar dhe mik i zotit Berisha. Por rezulton krejt e kundërta. Berisha ka qenë në dijeni të plotë mbi të gjitha zhvillimet që po ndodhnin mes palëve (CEZ dhe DIA) për mbledhjen e borxheve.
Dëshmia
Por në fakt, në dëshminë e dhënë nga Josef Hejsek rezulton e kundërta. Ai jo vetëm ka dëshmuar se ka qenë ish ambasadori I Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi që e ka prezantuar me Kastriot Ismailajn, (personin e akuzuar) por, thotë se së bashku kanë shkuar edhe në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe zyrën e ish Kryetarit të ERE, zotit Bujar Nepravishta, ku ka qenë present dhe këshilltari I tij zyrtar Ahmeti, (sot kryetar i ERE).
“Qeveria shqiptare propozoi që të gjeja dikë që të kishte njohuri me botën e biznesit shqiptar. Zoti Tepshi, që ishte në atë kohë ambasador aktiv në Pragë, pas diskutimeve me Ministrin e Punëve të jashtme (Ilir Meta) performoi në rolin e tij si këshilltar i qeverisë shqiptare në marrëveshjet me operacionet ndërkombëtare të CEZ në Pragë. Ai, rekomandoi zotin Kastiot Ismailaj si një mbledhës borxhesh të jashtme dhe e prezantoi atë si një aleat të ministrit të Jashtëm dhe të Kryeministrit Sali Berisha. Kjo mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009”, pretendon Hejsek ne deklarimin e tij.
“Pas këtij procesi, unë kam hyrë në komunikim për cështjen. Zoti Tepshi më prezantoi me zotin Ismailaj në Tiranë si një person që kishte lidhje të mira dhe besimin e ministrit të Jashtëm. CEZ shpërndarje, e trajtoi zotin Ismailaj si një “kandidat” të qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhet e vjetra të energjisë elektrike”.
Por nuk ndalet këtu Hajcek në dëshminë e tij. Ai, duke përmendur rolin e Ismailajt thotë se ky e prezantoi veten si një specialist të mbledhjes së borxheve dhe njohës të politikës dhe biznesit shqiptar. “Së bashku me zotin Ismailaj, gjithashtu takova zotin Nepravishta, kryetarin e ERE dhe këshilltarin ligjor në atë kohë, emri i të cilit ishte Petrit Ahmeti”, thotë për këtë çështje Hajcek.
Dyshimi
Në dëshminë e tij zoti Hajcek flet për hapat e mëvonshëm sesi kanë rrjedhur ngjarjet, ku ish ambasadori Tepshi ka qenë shumë aktiv. Ndërkohë, ish ambasadori Tepshi, ka qenë ambasador përpara se Meta të ishte Ministër i Jashtëm. Ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë me ish partinë e Genc Pollos, dhe zoti Berisha e vendosi më pas ambasador. Në kohën e privatizimit të CEZ ka qenë ambasador në Pragë.
Zoti Hajcek përmend vjeshtën si kohën e negociatave dhe njohjeve active për zgjedhjen e kompanisë që do të mblidhte borxhet. Por nga sa rezulton, Ilir Meta, ka qenë në Pragë në dhjetorin e atij viti, në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim dhe me ministrin e Jashtëm çek. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari aktual i PS-së Edi Rama.