Elvis Roshi rrezikon 4 vite burg

468
Një ditë më parë, Elvis Roshi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, pasi zbuloi që ishte dënuar në mungesë në Itali. Por organi i akuzës deklaroi sot se Roshi po hetohet për falsifikim të dokumenteve, pasi mos deklarimi i dënimit në Shqipëri apo shtete të tjera në formularin e Dekriminalizimit, është vepër penale që dënohet me 6 muaj burg deri në 4 vite. “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, thuhet në ligjin për Dekriminalizimin.
Sigal