Elona Guri: Mos dekretimi i Gent Cakaj, vendim patriotik për tu vlerësuar i Presidentit Meta

505
Sigal

Elona Guri ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe Baton Haxhiut, duke i cilësuar këta të fundit si zëdhënësa të miellit të Kolumbisë dhe Serbisë.

Guri ka shkruar se të dy duan të shpërbëjnë kufinjtë për ti shërbyer agait në Beograd, teksa ka shtuar se nën efektin e miellit shohin vetëm halucinacione.

Ja postimi i plotë i Elona Gurit:

Dy të mërziturit e mëdhenj nga mosdekretimi i Cakajt nga Presidenti Meta, janë Edi dhe Batoni! Të dy me një gojë ose me të njëjtën gojë nxjerrin mllefin dhe mërzitjen e tyre. Të dyve bashkë, po iu “dhimbska” Kosova. Të asaj Kosove që duan t’i shpërbejnë kufijtë e t’i dhurojnë copa nga trupi i saj, agait të tyre në Beograd. Zemërimin nuk ia heq as mielli i Serbisë dhe as ai i Kolumbisë. Të zhytur në të, lëshojnë kërcënime ndaj Presidentit të Shqipërisë. Nën e efektet e “miellit” shohin haluçinacione. Ëndrra e prishur,që nga karrikja e ministrit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, të realizonin coptimin e trojeve shqiptare të Kosovës, iu kthye në makth. Njëri spiun i deklaruar i UDB, tjetri jashqitje Beogradi po i “digjet” xhani për Kosovën e shqiptarët e Kosovës. Ndërsa ministrja e Kosovës Edita Tahiri, që ka bërë burg për mbrojtjen e Kosovës dhe deputeti Rexhep Selimi që ka luftuar me armë për trojet dhe pavarësinë e saj, janë të lumtur dhe falenderojnë Presidentin për këtë vendim patriotik. Dhe jo vetëm këta por edhe dhjetra të tjerë politikanë apo intelektualë të Kosovës e kanë mbështetur Presidentin Meta në veprimin e tij. Nuk ma ha mendja që Batoni e do Kosovën më shumë sa znj. Edita Tahiri,.As Edit nuk i përvëlohet shpirti më shumë se z. Rexhep Selimit, luftëtarit dhe njërit nga komandatët e UÇK. Mjaft Baton, se për hir të miellit, po kthehesh në një bufon në oborrin e kllounit kryeministër.