Elona Guri: Koli, respekti nuk blihet me para, as rritet nga vlerat e koncensioneve!

621
Sigal

Elona Guri nuk ia kursen askujt që intrigon apo shpifin ndaj LSI dhe Presidentit. Ajo ka shigjetuar Sokol Ballen sot, pasi ai bëri një status, ku në vend të mbrojtjes ndaj Fatos Lubonjës sulmonte Presidentin dhe familjen e tij.

“Koli Konçesioni e di mirë që “çifti presidencial” siç e quan ai, janë bukë e kripë e zemër. Nëse Koli e ka harruar, le të pyesi fëmijët.

Besoj kultura e fëmijëve të Sokol Ballës do jetë më e lartë se ajo e Koli Konçesionit, për të mos hedhur vrerë mbi tavolinën ku kanë ngrënë bukë për ca konçesione rrugësh e tendera aviacioni.

Koli kthehu prapa, jo në atë mënyrë si e mendon ti, por kthehu në kohë dhe ji më i kujdesshëm. Kujtohu! Respekti dhe virtytet të paskan lënë, si shumë gjëra në jetë, por memorien besoj e zotëron. Nëse të ka lënë edhe kjo herë tjetër do mundohem të ta sjellë atë.
Koli, respekti nuk blihet me para, as rritet nga vlerat e koncensioneve!”- shkruan Elona Guri.