Elona Guri: Hallet dhe varfëria e shqiptarëve nuk mund të shërohen nga lotët prej krokodili të “batakçiut” Edi Rama

679
Protesta në Çermë kishte mbështetjen të gjerë nga qytetarët dhe një prej arsyeve, se përse u mendua bllokimi i kësaj rruge ka të bëjë edhe me faktin, se Lushnja, Rrogozhina, Fieri, Berati, Vlora dhe deri në Sarandë janë zona të prodhimtarisë bujqësore, frutikulturës, blegtorisë dhe turizmit. Pikërisht, këto zona janë po kaq të prekura nga taksa e rrugës së vendosur nga kryeministri më i papërgjegjshëm në historinë e Shqipërisë, i cili është edhe arrogant, por edhe dredharak, është hajdut ordiner, që lumturohet me varfërinë e shqiptarëve, është një i pandershëm që ka uzurpuar drejtësinë, flet për të drejtat e njeriut, por arreston natën, kërkon ndjesë për maskaradën e policiesë, por i mban ende në biruca banorët, që protestuan për bukën e gojës. Ja këto ishin arsyet dhe motivet, pse ne sot protestuam pikërisht në kryqëzimin e Çermës, që është qëndra e hambarit bujqësor, e serave të prodhimeve të para bujqësore, pemtarisë, frutikulturës dhe që të gjitha këto kompani kanë lidhje me kompanitë dhe bizneset e Kosovës, të cilat do të qarkullojnë nga rruga e Kombit dhe, nëse kjo rrugë do ketë kosto të “çmendur” nga taksa Rama, atëherë biznesi kosovar ndoshta mund të drejtohet në Greqi, Maqedoni, Serbi, që ofrojnë çmime më të lira dhe me interes për biznesin e tyre. Një falënderim i veçantë për organizimin e kësaj proteste shkon për qytetarët, fermerët, shoqërinë civile dhe kolegët e opozitës së bashkuar, pasi qëllimi ynë i përbashkët është largimi i kryeministrit trafikant, dhe të gjithë kriminelëve dhe ministrave të korruptuar nga koncesionet dhe babëzia.
Sigal