Elona Guri: Dylqinia e Donkey Ramës që ëndërroi kullën e Surrelit

1087
Sigal

Anëtarja e kryesisë së LSI-së Elona Guri i ka dhënë një përgjigje Elisa Spiropalit, pas akuzave të saj të hedhura në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Guri shkruan në Facebook se ‘sa herë i dhemb Donkey Ramës, kësaj i kruhet’.

Reagimi i plotë i Elona Gurit:

Dylqinia e Donkey Ramës, kishte tundur shaminë nga frëngjia e kullës së Surrelit.

Atë kullë që e ëndërroi netëve të gjata të grevës ‘së urisë’ në Bulevard! Uri që nuk u shua as me postin e doganave, as me shërbimet ndaj Donkey-t të saj.

Gjithmonë e detyruar të lëçisë ‘poezitë’ kushtuar personazhit të saj. Sa herë i dhemb Donkey-t, kësaj i kruhet.

Sa herë e kap e ftohma atë, kjo kollitet. Sa herë i ndizet, kjo vrapon t’ia shuajë.

Eh, Dylqinia Elisë, njëherë që fole me mendt e tua, e bëre Donkishotin personazh të letërsisë shqiptare.

Ndërsa Servantesit i lëvizën eshtrat atje ku është, që pas 500 vitesh doli një njeri që i ndryshoi nacionalitetin. Kaq është realisht niveli yt, sa do të përpiqesh.

Injoranca, paaftësia dhe hajdutëria të rrinë fiks si ato kostumet që qep me porosi.

Dylqinje, vazhdo ëndërro, ato edhe dalin.

Kalaja e Surrelit aty është, por të lutem mos e ngatërro ushtën e Donkeyt me pirunin!

Image