Elona Guri dhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari në Lushnje: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit

697
Një pjesë e deputetë të LSI-së dhe drejtues të kryesisë së LSI ndodhen në Lushnjë në protestën kundër taksave.
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se kjo protestë është e qytetarëve që nuk kanë mënyrë tjetër reagimi veçse të bllokojnë rrugët që qeveria të kujtohet për ta.
“Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit. Kjo është një taksë antikombetare. Të hiqet TVSH e biznesit dhe taksa e shtëpisë”,- tha Braimllari.
Në protestën ku merrnin pjesë mijëra qytetarë ishin dhe anëtarë të Kryesisë dhe drejtues të forumeve të LSI. Anëtarja e Kryeisisë, Elona Guri tha se vetëm reagimi qytetarë mund të sjellë ndryshimin e situatës ekonomike dhe largimin një qeverie që jo vetëm po rrjep qytetarët me taksa, por është e përfshirë në abuzime dhe krime të rënda, si trafiku i drogës.
Sigal