Elmaz Sherifi: “Ndryshimi i ngjyrave të PS-së është bërë pa vendim gjykate”

502
Sigal

Konventa e Koalicionit Shqipëri Europiane me shumë ngjyrëshmërinë e flamujve bënte më të dukshme ndryshimin e ngjyrës së flamurit të PS-së. Sipas statutit të kësaj partie, ngjyra e flamurit është rozë, ndërsa aty valëviteshin flamuj me tjetër ngjyrë !…Përse ka ndryshuar ngjyra e flamurit të PS-së, pa një vendim të kongresit të kësaj partie dhe pa vendim të gjykatës, kërkesa këto të Kushtetutës së partisë (statutit) dhe e ligjit mbi partitë politike në Shqipëri…!? Simbolet dhe ngjyrat e simboleve të kësaj partie janë iniciuar nga kopjaci Edi Rama, fill pasi Lidhja për Drejtësi e Progres u shfaq në mjedisin politik, si një subjekt politik i qenësishëm dhe i organizuar, me vizion perëndimor dhe e frymëzuar nga mendimi politik i Rilindasit Sami Frashëri ! Hapeni Programin politik të LDP dhe statutin e saj të cilat i gjeni në faqen e saj: www.ldp.al dhe do të konstatoni këtë të vërtetë dhe do të bëhet më e besueshme nëse hapni edhe faqen e PS dhe të shikoni se si përshkruhen simbolet dhe ngjyrat e kësaj partie. Nëse shteti i së drejtës do të funksiononte në Shqipëri, PS-ja nuk mund t’i ndryshonte dhe as do të mundte t’i shfaqte publikisht simbolet, pa bërë ndryshimet në statut dhe të pranuara nga Gjykata e rrethit Tiranë me vendim…Kjo është PS, e cila i ndryshon ngjyrat sipas shijeve të kryetarit, në këtë rast nga fobia ndaj LDP-së !  Mjerani, Edi Rama do që të kopjojë, por as këtë nuk di ta argumentojë. Flet ky për RILINDJEN e njerëzve që shkrin pasurinë për Shqipërinë, ndërsa te RILINDJA e tij janë mbledhur të babëziturit…RILINDJE korrupsionit dhe e ecjes me shpejtësi drejt “mbylljes” së mëkateve…Prandaj pozitë e opozitë janë bërë aq keq pis, sa nuk mund t’i laj as lumi Vjosës, që është i kristaltë, jo i Tiranës plot ….mbeturina.