Elmaz Sherifi: Kryeministri po e çon vendin drejt konfliktit

553
Sigal

Ish-ministri i PS Elmaz Sherifi: Po shkohet drejt konfliktit civil

Elmaz Sherifi, ish-deputet i PS-së dhe ish-ministër në qeveritë e Fatos Nanos, përmes një komenti ka reaguar mbi krizën politike në vend, duke bërë një paralelizëm me zgjedhjen e Alba Kokalarit si eurodeputete. Sherifi shkruan se Rama kur tregohej i paduruar për të marrë drejtimin e PS justifikohej me tezën se donte t’i jepte fund konfliktit Nano-Berisha, ndërsa tani po shkohet drejt një konflikti civil. Elmaz Sherifi: “Arba dhe politikanët e Shqipërisë”. Arba, mbesa e Musine Kokalarit, vajza e lindur në Tiranë, me moshë sa pluraluzmi në Shqipëri është zgjedhur në Suedi Europarlamentare. Politikanët e Shqipërisë janë shumë larg Evropës, në mendësi dhe sjellje politike. Rama, kur tregohej i paduruar për të marrë drejtimin e PS-së, justifikohej me tezën, se dua t’i jap fund konfliktit Nano-Berisha! Bashkëpunoi me Berishën sa hoqi Nanon, tani konflikti nuk është më politik. Po shkohet drejt konfliktit civil!