Elektorati-thirrje së Majtës: Bojkotoni Parlamentin!

440
Sigal

Sot ose nesër socialistët mbledhin Grupin Parlamentar për vendimin e bojkotit

Tensionet e zhvillimeve politike kanë kapur kuota të larta dhe përplasja PD-PS ka ngrirë në vend zhvillimet e mëtejshme. Pas votimit në Parlament, për heqjen e anëtarit të KQZ-së, dje në darkë ka dhënë dorëheqjen, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba. Ndërkaq, elektorati i majtë i ka bërë thirrje Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrimin që të bojkotojë urgjentisht Parlamentin. Nëse do të ndodhë ky bojkot atëherë jeta politike në vend do të izolohet krejtësisht. Kështu, strukturat e bazës së PS-së dhe LSI-së, së bashku me individë që mbështesin të majtën, e kanë shtuar presionin e tyre për të braktisur Kuvendin. Nga ana e vet, Partia Demokratike është duke qëndruar në pritje të vendimeve të Grupit Parlamentar, socialist. Nga ana tjetër, sot ose nesër pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për të marrë vendimin përfundimtar. Në këtë mënyrë pas një pune shumëvjeçare, nga ana e strukturave ndërkombëtare mund të themi se pikërisht sot, puna e ndërkombëtarëve mund të quhet e dështuar. Krerët dhe përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe përfaqësive të tjera të huaja, kanë rezultuar të pavlefshme.

Bojkoti

Tani bojkoti i Parlamentit, i cili është një alternativë, duket se do ta rikthejë vendin në një bllokim të jetës parlamentare, ku i gjithë procesi i mëtejshëm do ët hasë vështirësi të shumta. Në radhë të parë problemi kryesor i PS-së është anëtari i hequr KQZ-së, i

cili në rast bojkoti nuk mund të miratohet dot. Sepse miratimi i tij bëhet Parlamentit, i cili në rast bojkoti do të jetë inekzistent. Problemi i drejtimit të KQZ-së do të hap shumë debate të tjera, të cilat do të nënshkruajnë rrënimin total të bashkëveprim të politikës shqiptare me ndërkombëtarët. Pra me një fjalë përmbledhëse duhet thënë se faktori kryesor në Shqipëri, ka dështuar. Tani kur gjendja ka mbërritur në një situatë të vështirë duket se të gjitha palët i kanë ikur kompromisit duke tentuar te marrë secili frenat dhe sigurinë në KQZ. Nëse grupi parlamentar do të vendosë bojkotin e PS-së dhe LSI-së, atëherë situata politike do të ndizet së tepërmi. Dhe rrugët e komunikimit ndërpartiak do të konsiderohen të mbyllura. Nga ana tjetër, liderët e partive do të izolohen dhe do të marrin vendime në mbrojtje të votës së tyre. Nga këto që po ndodhin kuptohet se paniku i partive për mundësinë e manipulimit të votës do të shtohet edhe bashkë me të edhe mosbesimi për zgjedhje të lira. Ky bojkot do të kërkojë masa emergjente të atyre strukturave ndërkombëtare që e kanë humbur shpresën për zgjedhje të lira e të ndershme.