Elbasan/ Vritet 37-vjeçari që sapo ishte kthyer nga Italia, shoqërohen 9 persona, policia nis hetimet

408
Sigal

Gazeta Telegraf/ Mbrëmë në Elbasan është vrarë 37-vjeçari
Erion Mihallari. Policia tha se i riu i sapokthyer nga Italia është qëlluar dy
herë në afërsi të stacionit të trenit me një pistoletë.

 

9 persona janë shoqëruar në polici
si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e vrasjes.

 

Në vendin e vrasjes, policia ka
sekuestruar 2 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

 

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së
rëndë apo autorët. Policia ka nisur hetimet për të shkuarën e viktimës.

 

Informacioni
i Policisë

 

Më datë 01.10. 2016,  në afërsi të
stacionit të trenit,  është vrarë me armë zjarri shtetasi Erion
Millo,  37 vjeç,  banues në Elbasan. Grupi hetimor, pas marrjes së
njoftimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për kryerjen e  veprimeve
hetimore dhe proçeduriale. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Dy (2) gëzhoja,  kalibër 7.65
mm. Policia ka shoqëruar 9 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për
rrethanat e ngjarjes. Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të
Policisë Elbasan po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të
ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për
veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe
mbajtja  pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga
nenet 78 dhe 278/3 të Kodit Penal.