‘El Escobar i Ballkanit’, Manjani: Balili është shkarkuar nga detyra

420
Edhe pse Klement Balilaj, drejtori i patentave të Sarandës nuk është thirrur nga organet e hetimit, ai është shkarkuar nga detyra për të qënë i hapur ndaj drejtësisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se përgjegjësitë personale nuk kanë të bëjnë me politikën. “Është shkarkuar për t’i dhënë hapësirën e nevojshme organeve të hetimit. Dhe ato janë totalisht të lira ta hetojnë personin dhe të vazhdojë jetën e vet. Me dijenin time po, është shkarkuar. Pavarësisht se është një qytetar që nuk e ka thirrur askush”, tha ministri Manjani. Ndërkaq, lajmi i shkarkimit të Balilajt është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Sigal