Ekzekutimi i Ivanoviç, Bashkurti: Vrasje tipike politike e stilit ballkanik. Me disa krisma synohet shpërthimi i krizës së madhe

657
Diplomati Lisen Bashkurti ka deklaruar në ‘Fax News’ se vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicën veriore ditën e sotme është një vrasje politike e stilit tipik ballkanik që synon që me një pistoletë dhe disa krisma shpërthimin e krizave të madha.
“Nuk ka dyshim që është një vrasje politike, vrasje e stilit ballkanik, vrasje tinëzare, është vrasje ballkanike se përmes një pistolete dhe disa plumbave synohet shpërthimi i krizave të mëdha, që nga 1914 Ballkani ka njohur ngjarje të tilla. Në tërësi atentatet politike kanë shënuar zhvillime politike në Ballkan dhe vrasësit nuk janë zbuluar, që do të thotë se kanë qenë të mirëpërgatitura dhe politike”, tha Bashkurti.
Diplomati Bashkurti tha gjithashtu se ky është një akt i rëndë dhe me pasoja edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se dy janë faktorët që mund ta pengojnë dialogun me Kosovës dhe Serbisë: Nga vetë negociaorët për shkak të faktorëve të ndryshëm, por edhe nga faktorë ekstra-negociatorë si vrasja e sotme.
“Pikërisht ditën që priteshin bisedimet ndodh ky akt, kjo e përbën situatën komplekse, dëshmon që marrëdhëniet shqiptaro-serbe, janë delikate. Mitrovica vrime e zezë e pakontrolluar, kërkon zgjidhje serioze ndërkombëtare.
Atje mund të ndodhë diçka dhe në çdo kohë, është një zonë që as autoritetet e Kosovës dhe as të Beogradit nuk kanë kontroll të plotë mbi atë territor, ç’bëhet në pjesën e veriut është shumë e vështirë të parashikohet, ka vepruar edhe dora e zezë e organizatave të caktuara.
E vërteta është se Ballkani është një reaalitet i vështirë ka një lëvizje të tilla të përbashkëta për bashkëpunim ekonomik dhe integrim në Europë, por nëse futemi në brendësi ka shumë përplasje”.
Sigal