Ekstradimi i financierit të ‘Habilajve’, Basha: Seiti mund të çonte Tahirin në burg, peshkun e parë të madh

112
Pas pak tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit, ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren e Kuvendit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për mediat. Basha e ka cilësuar skandal çështjen e ekstradimit të Nazer Seitit, i cili cilësohet si financier i “Habilajve”. Ai tha se Seiti ishte bërë gati që të bashkëpunonte me drejtësinë, por u ekstradua pasi nuk ai nuk duhet të fliste.
“Skandali më i madh në 27 vite histori është rrëmbimi i Nazer Setiti, qënka mbajtur shënim se sa para i janë dhënë Tahirit, Ramës, të kësaj mafias. Sipas vet pohimeve të familjareve të tij, ishte bërë gati të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke i dhënë kësaj çështje Tahiri-Habilajve fundit. Duke i dhënë Shqipërisë peshkun e madh të parë, për t’i hapur rrugë peshqve të mëdhenj.”, tha Basha.