Ekspertojmë ujë nga Vlora, Ujësjellësi u kujton banorëve se mund të durojnë 7 ditë pa ujë

171

Vlora ndoshta është një nga qytetet që ka më shumë ujë të pijshëm në botë. Vlora eksportonte ujin e pijshëm për në vendet arabe, ndërsa po projektohen 3D që qytete të Italisë të marrin ujin e pijshëm nga Vlora. Mirëpo qytetarët e Vlorës shumë herë mbeten pa ujë. Për të “zbutur” revoltat e qytetarëve të Vlorës, Ujësjellësi i bashkisë së Vlorës, publikon “studimet” shkencore, që kanë bërë ata, duke pretenduar se njerëzit (domethënë, banorët e Vlorës) jetojnë 7 ditë edhe pa ujë…derisa Ujësjellësi të rregullojë defektet. Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo, i cili bëri xhiron e rrjetit me deklaratën e tij ndaj qytetarëve të Sarandës, Ujësjellësi i Vlorës po ecën në të njëjtat “gjurmë”. Në faqen zyrtare të kësaj të fundit, shkruhet se njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë, ndërsa pa ushqim rreth një muaj. Kujtojmë që para pak muajsh në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda web’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, tha se ai i ka lënë edhe tri ditë pa ujë, për të parë kërkesat. “Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”, u shpreh ai.