Eksperti i SHBA kundër korrupsioonit/ Gjon Junçaj: Pse nuk ndërtoni memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga trupat serbe dhe malazezë?

138

Eksperti i SHBA për memorialin turk: Ne ju paguajmë me gjak shqiptari!

Ish-Këshilltari Ligjor kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ekspert i OPDAT, Gjon Junçaj, ka reaguar pas vendosjes së memorialit turk te kodrat e liqenit, në kryeqytet. Eksperti shqiptaro-amerikan i bën thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk duhet të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga trupat serbe, si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u vranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

Gjon Junçaj: Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

  1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
  2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.

Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës, sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll. (Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu.