Eksperti gjerman: Qeveria Rama përgjegjëse që parlamenti nuk është funksional

458
Sigal

“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane”.

Pas këtij postimi  të ambasadorit Luigji Soreca , këshilltari ekonomik pranë CDU ,  parti qeverisëse në Gjermani Martin Henze ka replikuar.

“Ambasador, ju e dini që parlamenti është gjithashtu jofunksional, së bashku me gjyqësorin, dhe qeveria autokratike Rama, është përgjegjëse për këtë.
Çdo vendim i parlamentit është, në pritje dhe  i paefektshëm. Ne Evropianët nuk e dimë se për çfarë po flasim”, shkruan Henze.