Ekspertët: Pse zgjedhjet nuk mund të bëhen në 30 Qershor

675
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi dhe konstitucionalist Sokol Hazizaj: Ja 4 argumentet kushtetuese dhe 3 hapat për zgjidhjen e mundshme ligjore të krizës. Rama nuk e do dialogun, sepse i rrëzohen tezat e artikuluara: “Rrugë humburi” asgj♪7simi politik i opozitës”

 

Kostitucionalisti Sokol Hazizaj: 3 hapat që zgjidhjen e mundshme ligjore të krizës zgjedhore

Ja 4 argumente kushtetuese, pse zgjedhjet nuk mund të bëhen më 30 Qershor

Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama para 3 ditësh, edhe pse deklaroi se ka dëshirë që të bëjë diçka për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore, pohoi se nuk mundet, sepse nuk e lejon Kushtetuta. Mirëpo, kryeministri Rama “harroi” që para 11 vitesh, si kryebashkiak i Tiranës, shtyu datën e zgjedhjes për një arsye shumë herë më të parëndësishme. Kostitucionalisti Sokol Hazizaj, pohon se zgjedhjet e 30 qershorit janë të pamundura të zhvillohen, jo për shkak të krizës politike,por për shkak të mospërmbushjes të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Kositucionalisti Hazizaj: Organizimi i zgjedhjeve lokale me 30 qershor është i pamundur

Për juristin Sokol Hazizaj, organizimi i zgjedhjeve lokale me 30 qershor është i pamundur. Arsyet që jep nuk janë të lidhura me krizën politike, por kushtetuese dhe ligjore. Argumenti më i fortë qe jepet nga Hazizaj është se ‘ligji elektoral nuk i ofron subjekteve politike vajtjen në procesin zgjedhor në datën’. “Në situatën në të cilën ndodhemi ne para detyrimeve të Kodit Zgjedhor, mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga KQZ, mospërmbushja e detyrimeve ligjore dhe kushtetuese e subjekteve politike, pamundësia e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga Presidenti për identifikimin dhe deklarimin e kësaj situate ku ndodhet Shqipëria e bëjnë të pamundur zgjedhjet administrative të datës 30 Qershor. Kjo nuk është çështje politikë më. Kjo është çështje kushtetuese dhe ligjore. Gjithë situata ku ndodhemi ne vendos përballë dëshirën për të përmbyllur politikën me pamundësinë kushtetuese për të realizuar këtë lloj dëshire. Ligji elektoral nuk i ofron subjekteve politike vajtjen në procesin zgjedhor në datën 30 Qershor 2019”,

Kostitucionalisti Hazizaj: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas 4 – 5 muajsh

Juristi është i bindur se zgjedhjet e përgjithshme të 2021 do të mbahen më shpejt, ndërsa jep edhe afate kohore: Ose bashkë me zgjedhjet lokale ose pas katër muajsh nga zgjedhjet lokale. “Besoj që në zgjidhjet e mundshme ligjore do kemi tre hapa para. Do kemi shtyrjen e karakterit ligjor në kohë dhe hapësirë të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Do kemi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese të Kuvendit dhe Presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Misioni që do marrë Gjykata Kushtetuese për zhvendosjen e zëvendësimeve të fundit dhe së fundmi do kemi pastaj zgjedhjet politike që do jenë shumë afër, jo në 2021. Ose bashkë me zgjedhjet lokale ose pas katër muajsh nga zgjedhjet lokale”,sqaron kostitucionalisti Hazizaj dhe shton se nëse palët politike bien dakord, presidenti e shtyn menjëherë datën e zgjedhjeve.

Sokol Hazizaj: 4 argumentet kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve, në 30 qershor:

-Mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga KQZ,

– Mospërmbushja e detyrimeve ligjore,

– Mospërmbushja e detyrimeve kushtetuese e subjekteve politike,

– Pamundësia e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga Presidenti për identifikimin dhe deklarimin e kësaj situate ku ndodhet Shqipëria.

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS-së

Kryeministri Rama, duke pranuar dialogun me Bashën, ka rrëzuar tezën e artikuluar prej tij, se “rrugë humburi” dhe partia e tij janë vetë asgjësuar politikisht

Kryeministri Rama nuk e do dialogun, por ia imponojnë partnerët ndërkombëtarë

Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se Kushtetuta i njeh të drejtën kushtetuese Presidentit të Shqipërisë që të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore, por, njëkohësisht, zgjidhjet jo kushtetuese e ligjore kanë krijuar në Shqipëri precedentë që e kanë justifikuar mosrespektimin e normave juridike. Prof. Sherifi thotë se zgjedhjet vendore mund të bëhen mes tymit e flakës, por ato do të rëndojnë krizën politike e institucionale. Prof. Sherifi shpreh mendimin se kryeministri Rama, edhe pse nuk e do dialogun, do imponohet nga presioni i partnerëve ndërkombëtarë të ulet në dialog pa kushte me opozitën.

– Prof. Sherifi, a e ndalon Kushtetuta kryeministrin që të shtyjë afatin e zgjedhjeve vendore që ato të mos jenë një farsë pa pjesëmarrjen e Opozitës?

– Normat Kushtetuese e ligjore në shtetin e së drejtës janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Në Shqipëri janë krijuar precedent që e kanë ligjëruar mos respektimin e normave juridike. Zgjidhjet jo Kushtetuese e ligjore janë imponuar nga situatat politike dhe janë pranuar si instrument i vetëm për zgjidhjen e krizës politike. Precedentët janë shndërruar si burim i së drejtës, kur nuk mund të jepet zgjidhja kushtetuese e ligjore. Kompetencë për shtyrjen e zgjedhjeve nuk e ka kryeministri, por kryetari i shtetit, Presidenti i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të zhvillohen mes tymit e flakës, por ato nuk mund të zgjidhin krizën e rendë politike e Institucionale, por do e thellojnë atë.

– Kryeministri Rama shtriu dorën për Dialog pa kushte me Opozitën por kushtëzon që nuk shtyn datën e zgjedhjeve. Atëherë a është i sinqertë ky dialog i propozuar nga Kryeministri?

– Ftesa për dialog për opozitën reale vjen edhe si rezultat i lëvizjeve të faktorëve ndërkombëtarë dhe vërteton sa e gabuar ishte krijimi i “opozitës së re” parlamentare. Dialogu është instrument politik që bazohet te bashkëpunimi për vendime konsensuale. Dialog me kushte, nuk mund të ketë, por dialogu mund të krijojë premisa për zgjidhjen e krizës, përmes tolerancës së më të fortit. Kryeministri Rama, duke pranuar dialogun me Bashën, ka rrëzuar tezën e artikuluar prej tij, se “rrugë humburi” dhe partia e tij janë vetëasgjësuar politikisht. Sepse logjika politike dhe ligjet e logjikës formale nuk pranojnë se mund të ketë dialog, midis “të fortit” politik dhe “mosekzistentit” politik. Kryeministri Rama nuk e dëshiron dialogun, por e artikulon se kanë filluar ta kërkojnë atë edhe faktorë të jashtëm, të cilët i monitorojnë zhvillimet politike në Shqipëri. Dhe dua ta besoj se zëri i arsyes do imponojë zgjidhjen e krizës së dukshme politike dhe institucionale.

– Dialog me këtë kushtëzim a mund të jetë konstruktiv për të zgjidhur krizën?

– Përvoja politike më shtyn të besoj se ajo që duket e pamundur, mund të bëhet realitet, pasi të gjitha krizat politike në Shqipëri janë zgjidhur nga vetë shqiptarët. Shqipëria dhe imazhi i saj janë shumë më të vlefshme se një karrige kryeministri. Teza, se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, apo zgjidhjet e parakohshme parlamentare nuk qëndron. Me kërkesën e Ramës janë shtyrë zgjedhjet vendore për certifikatat dhe socialistët e Spanjës kanë bërë tre zgjedhje parlamentare brenda katër vjetësh dhe i fituan përsëri. Rama nuk ka përse të hyjë në historinë politike e institucionale si kryeministri që ka frikë të konkurrojë me inekzistentët dhe të djegë Shqipërinë nga marrëzia e “rrugëhumburëve”.!

 

somario

1

Kryeministri Rama nuk e dëshiron dialogun, por e artikulon se kanë filluar ta kërkojnë atë edhe faktorë të jashtëm, të cilët i monitorojnë zhvillimet politike në Shqipëri

2

Zgjedhjet vendore mund të zhvillohen mes tymit e flakës, por ato nuk mund të zgjidhin krizën e rendë politike e Institucionale, por do e thellojnë atë.