Ekspert i CDU është problem i madh për ndërkombëtarët. Zgjedhjet e reja parlamentare janë domosdoshmëri

432
Sigal

Qeveria e Ramës është problem i madh për ndërkombëtarët

Jakup B. GJOÇA

Fillimisht Bashkimi Evropian, ambasadorët e akredituar në Shqipëri, OSBE-ja ën Tiranë, e cilësuan “akt ekstrem”, “destabilizim” dorëzimin e mandateve të deputetëve nga opozita, madje – madje, ambasadori i OSBE-së, arriti deri aty, sa deklaroi se vjedhja e votave në 2017-n nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, por edhe se ata do të njohin zgjedhjet vendore, edhe sikur opozita të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Mirëpo, klima po ndryshon, partnerët ndërkombëtarë po fillojnë të kuptojnë më mirë situatën politike në Shqipëri, të kuptojnë jo vetëm shkaqet, por edhe cilët janë fajtorët e krizës së madhe politike në Shqipëri.

DASH: Shqipëria, vend tranzit për drogat e forta, korrupsionin, trafikun e armëve, qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave

Mbrëmjen e 28 marsit SHBA publikuan raportin për narkotikët dhe pastrimin e parave gjatë vitit 2018, në të cilën thuhet se korrupsioni ka prekur të gjitha nivelet e qeverisjes. Përhapja e korrupsionit tek zyrtarët, nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Ja pikat kryesore të raportit të DASH, që kryqëzon Tiranën zyrtare:

E para: Tranziti i kanabisit, kokainës, heroinës dhe laboratorët e përpunimit të të drogave të forta në Shqipërinë veriore dhe qendrore komandohen nga elementë të krimit të organizuar. Shqipëria po shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

E dyta: Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

E treta: Sipas DASH, krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda e armëve, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore dhe sundimi i dobët i ligjit dhe ndërhyrja selektive kundër parcelave me hashash.

Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU

Profesor Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së gjermane, shprehet se zgjedhjet e reja në Shqipëri janë domosdoshmëri për vendin dhe ndërkombëtarët. “Qeveria socialiste e Ramës do të jetë një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare. Korrupsioni në Shqipëri në të gjitha sektorët e qeverisë socialiste, Shqipëria është një qendër për trafikimin e drogës, kriminalitetin e rritur, ekonominë e lartë informale, pastrimin e parave të aktiviteteve kriminale, papunësinë e lartë…..”, shkruan Henze në një postim në rrjetin social “linkedin”, ku paraqet disa nga gjetjet kryesore të raportit të DASH mbi Narkotikët, publikuar së fundmi. “Zgjedhjet e reja janë të nevojshme në Shqipëri për sigurinë e familjeve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar”, përfundon Profesor Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së gjermane.

3 partitë e mëdha holandeze: “Detyro vizën për Shqiptarin”

Gazeta më e madhe në Holandë “De Telegraaf” i ka kushtuar një shkrim të shkurtër kërkesës së disa partive politike holandeze, të cilat kërkojnë që të rikthehen vizat për shqiptarët. Tre parti e shohin këtë si e vetmja mundësi për të frenuar fenomenit të krimit organizuar shqiptar në Holandë. Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane.