Eksodi, Nishani: Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë

67
“Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë”. Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me banorët e komunës Shishtavec në Kukës.
Kreu i shtetit iu bëri thirrje njerëzve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore. Por presidenti Nishani ishte i ashpër dhe me zyrtarët, ndërsa theksoi se ata duhet të dalin nga zyrat e tyre e të takojnë banorët.
“Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani, i cili ka shtuar se për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit.