Eglantina Gjermeni: “Qendra e Ekselencës që do të themelohet në Shqipëri, seli kryesore për rajonin e Ballkanit

495
Sigal

Strehimi është një nevojë thelbësore e njerëzve, që
mund të ndikojë në shëndetin publik, në sigurinë dhe mirëqenien e brezave, si
të tashëm dhe atyre të ardhshëm. Duke qenë se mbi 50% e banorëve të Shqipërisë
jeton aktualisht në zona urbane, tranzicioni drejt një strehimi më të
qëndrueshëm në vend duhet të ketë një impakt ekstremisht pozitiv. Me qëllim për
të përshpejtuar këtë tranzicion, UNECE dhe Ministria e Zhvillimit Urban e
Republikës së Shqipërisë nënshkruan në Gjenevë një Memorandum Mirëkuptimi (MoU)
për zhvillimin e bashkëpunimit për strehimin e qëndrueshëm. Elementi i parë i
dukshëm i këtij bashkëpunimi, do të jetë themelimi i Qendrës se Ekselencës
sipas Kartës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë. Ky MoU do të
paraqesë një kuadër, brenda të cilit palët do të zhvillojnë dhe ndërmarrin
aktivitete dhe projekte për të promovuar parimet e Kartës së Gjenevës së
Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin e Qëndrueshëm. Aktivitetet do të përfshijnë;

·        
përkthimin
dhe printimin e Kartës në gjuhën Shqipe,

·        
prodhimin
e dokumentacionit mbështetës dhe organizimin e takimeve ndërkombëtare,
kombëtare dhe vendore, për shpërndarjen e informacionit.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Znj. Eglantina
Gjermeni, deklaroi: “Qendra e Ekselencës
që do të themelohet në Shqipëri është një iniciativë madhore, shumë e nevojshme
për vendin tonë. Ne do të punojmë për të transformuar këtë qendër në një seli
kryesore për rajonin e Ballkanit. Qendra jo vetëm që do të rrisë bashkëpunimin
e mëtejshëm midis vendeve tona, por do të drejtojë strehimin dhe zhvillimin e
qëndrueshëm në nivel rajonal
”. Sekretari Ekzekutiv i
UNECE-s, Christian Friis Bach, u shpreh se: “Në
rajonin tonë, shumë qytete po mundohen të adresojnë sfidat e shumëfishta të
kohës sonë: plakja, migrimi, pabarazia dhe siguria, të gjitha në një kontekst
të vështirë ekonomik dhe financiar. Por, ka gjithashtu motorë kryesorë të
transformimit, laboratorë jetese që mund të prodhojnë zgjidhje inovative për
këto probleme
.”