Eduart Ndocaj: Jam deputet i PDK, por aleat i maxhorancës

457
Eduart Ndocaj, deputeti që merr mandatin në Qarkun e Lezhës, në intervistën për gazetën “Telegraf”, pohon se ai është deputet i PDK, që do bashkëpunoj si aleat I maxhorancës, por njëkohësisht nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë dhe do jetë një oponencë e kësaj qeverie në parlament. 
Zoti Ndocaj, ju do të jeni deputet i grupit parlamentar PS?
Unë do të jem deputeti i Qarkut të Lezësh, por do të jem deputeti i PDK, që është në aleancë me maxhorancën. Kandidatura ime në 2013, ishte një dakordësi e imja për të shërbyer integrimit e zhvillimit më të shpejtë të vendit tim. Unë gjithnjë jam oponent me qëndrimet e qeverisjes në kushtet e varfërisë së sotme, por asnjëherë nuk thyej rregullat e mandatit e kontratës politike.
Si deputet i PDK, do të bashkëpunoni me maxhorancën?
Sot unë jam i zgjedhur në pozicionin e zv.kryetarit të PDK dhe do t’i shërbej asaj, megjithëse sot ne jemi të rreshtuar në koalicion me maxhorancën dhe do të respektoj me rigorizitet vendimet politike të PDK, që unë jam drejtues i saj. Normalisht, përderisa jemi në koalicion, ne do të bashkëpunojmë me maxhorancën në interes të zhvillimit, mirëqënies, progresit e integrimit të shpejtë të Shqipërisë në BE.
Cili është vlerësimi juaj për qeverisjen e Rilindjes?
Përsa i përket z.Rama, unë jam i bindur se ai është njeriu më i interesuar sot në Shqipëri që ta çojë vendin përpara, të rritë mirëqënien, stabilitetin e të integrojë sa më shpejt Shqipërinë në Familjen Europiane. Mendoj se qeverisja e sotme është treguar e mefshtë në reforma dhe proceset e tjera në dobi të shoqërisë. Besoj se Rama do të ketë nevojë edhe për këshillat e oponentëve, siç jam unë, pasi demokracia kristiane sjell mendim të shëndoshë në interes të kombit. Ne demokristianët do të shërbejmë edhe në maxhorancë, por duke afruar modelin e mirë e të shëndoshë në favor të qytetarëve pa kurrfarë kompromisi me ata që bashkëpunojnë me krimin, trafiqet dhe aferat korruptive.
Sigal