Eduard Ndocaj betohet në Kuvend, merr mandatin e Arben Ndokës

426
Eduard Ndocaj, deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, ka bërë betimin për marrjen e mandatit pas dorëheqjes së Arben Ndokës. Ai është betuar në seancën e sotme plenare se do të mbroj Kushtetutën dhe ligjin se do të punojë për atdheun dhe popullin. Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin miratoi këtë mëngjes propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit Eduard Ndocajt, vend ky i lënë nga deputeti i dorëhequr Arben Ndoka pak kohë më parë. Para nisjes së kësaj seance plenare Ndocaj është shfaqur për herë të parë në ambientet e parlamentit ndryshe nga të tjerët. Pas një kafeje më nënkryetarin e grupit socialist Taulant Balla deputeti rishtar i veshur me xhinse, këmishë dhe xhaketë ka ngjitur shkallët e parlamentit shqiptar për të bërë betimin në seancë plenare. Deputeti i majtë i Lezhës mbërriti pasditen e së mërkurës në Tiranë, pasi jeton prej vitesh me familjen në Itali.
Sigal