Eduard Halimi: “Vendimet e qeverisë “Rama”, shkelje flagrante me Kushtetutën”

445
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkruan se vendimet e para të qeverisë “Rama” ishin në shkelje flagrante me Kushtetutën.  “Para 2 ditësh argumentuam se vendimet e marra në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama” ishin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Argumentuam se ato nuk ishin hartuar fare, në momentin që nxituan t’i publikonin të dielën në uebin me bojëra të tjera. Shihini sot që u publikuan! Titujt janë krejtësisht të ndryshëm. Vendimi për ndalimin e plehrave, nuk qenka vendim, por ligj. Titulli është krejtësisht i ndryshëm nga ai që ju tregua shqiptareve. Vendimi për heqjen e fotos së Presidentit ka emërtim dhe referencë krejt tjetër. Vendimi për Kodin Etik është një akt me referenca ligjore të gabuara, tërësisht qesharak, me rregulla qesharake, sipas të cilave ministrat u dashkan të zbatojnë Kushtetutën, u dashkan të zbatojnë vendimet e qeverisë ( po këto janë kërkesa para-bazike) dhe se duhet të njoftojnë Ramën kur mungojnë !!! Shihni sa amatorë dhe të paaftë. Të parën mbledhje që bëri, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të parat vendime që mori ishin të gënjeshtërta. U mundua Rama t’i gënjejë qytetarët 10 min pasi bëri betimin tek Presidenti. Sot publikon të tjera vendime nga ato që tregoi, vendime antikushtetuese dhe qesharake. Kaluan 3 dite dhe ja ku jemi. Ne kishim te drejte, ata gënjyen. Ne u treguam të vërtetën qytetarëve ata edhe pse e mbajtën të fshehtë 3 ditë, sot ju dolën gënjeshtrat. Qesharakë dhe diletantë, që në hapin e parë.