Eduard Halimi: Kush thotë se PD po bojkoton, gabon

645
Eduard Halimi, nënkryetari demokrat i Komisionit të Reformës në Drejtësi, deklaroi se Partia Demokratike nuk është në bojkot, por se po punon që në shtator të paraqesë alternativën e saj për strategjinë dhe planin e veprimit. Ai thotë se reforma nuk mund të kalojë pa impaktin e opozitës, ndërsa shprehu besim tek ekspertiza ndërkombëtare, për një reformë tërësore dhe jo të fragmentarizuar, që shpëton sistemin e drejtësisë nga kapja politike.

U largua pa votuar dokumentet e reformës në drejtësi, por pas disa ditësh, nënkryetari demokrat në Komisionin e posaçëm pohoi se opozita nuk është në fazë bojkoti. Eduard Halimi tha se PD-ja me ekspertët e saj po përgatisin alternativën mbi strategjinë dhe planin e veprimit, dy dokumentet që mazhoranca me një votë në parim i la të hapur për mendimin e opozitës.
Sigal