Eduard Halimi: Ja kush e pengon ligjin e Dekriminalizimit

459
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi: Ligji i dekriminalizimit është shumë i mirë, problem është zbatimi i tij

Fshehja e të dhënave në formularin e dekriminalizimit nga kryebashkiakët e Shkodrës dhe të Vorës nxjerrin edhe një herë në diskutim ligjin e dekriminalizimit. Për ish-deputetin Eduard Halimi, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për Dekriminalizimin, ligji është shumë i mirë, por nuk zbatohet: “Ashpërsimi i masave, si recetë, ndodh kur jepen dënimet dhe ato janë të ulëta. Unë nuk shoh që fajin e ka ligji, por aktorët që merren me zbatimin e ligjit. Duhet të ketë dënime siç i parashikon ligji dhe, nëse ato quhen të ulëta, atëherë mund të ashpërsohet. Ne nuk kemi dënime sipas ligjit për momentin”. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, problemin e sheh te mungesa e ndëshkimit. Dekriminalizimi u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës në dhjetorin e 2015-s, pas gati një viti debatesh për përmbajtjen e tij. Nuk është rastësi që shumica e deputetëve dhe kryebashkiakëve që dorëzuan mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit janë socialistë. Përgjegjësia politike e kryebashkiakëve dhe deputetëve me rekorde kriminale është e kryetarit të PS-së që përzgjodhi kandidaturat e tyre, pa pyetur aspak forumet e partisë në qarqe dhe bashki.