Eduard Halimi: “Gjuetia e shtrigave” u rrëzua, akuza e prokurorisë e sajuar dhe e bazuar mbi spekulime ndaj PD-së

667
Sigal

Eduard Halimi: “Gjuetia e shtrigave’ u rrëzua, për akuzat e prokurorisë

 Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë akuzat e prokurorisë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të PD-së, Ilir Dervishi. Sipas gjyqtarit Lazër Sallaku nuk ekzistojnë prova që vërtetojnë akuzat e prokurorisë. Basha dhe dy zyrtarët e PD-së akuzoheshin për ‘falsifikim’, ndërsa lobimi rus, një akuzë e pastër politike e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, është rrëzuar nga prokuroria më herët.

Eduard Halimi në cilësinë e avokatit të Partisë Demokratike, e ka cilësuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të PD-së, si vendimin e duhur të një drejtësie të duhur. Eduard Halimi tha ndër të tjera se të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ishin të mbështetura mbi spekulimet, ndaj edhe u rrëzuan. Mes të tjerash Halimi tha se tashmë ‘gjuetia e shtrigave’ u rrëzua. “Vendimi i sotëm (djeshëm) i gjykatës ishte vendim drejtësie. U provua pas 2 vitesh hetime se gjithçka ishte një akuzë e sajuar, bazuar mbi spekulime dhe u vërteta se nga hetimet nuk kishte asnjë lidhje PD dhe nuk kishte asnjë vepër penale për të dhe nuk ishte shkelur ligji nga ajo. U vërtetua katërcipërisht. Ishte vendim drejtësie. Ne jemi avokatë të çështjes. Ky ishte një vendim që rrëzoi të gjithë akuzën, të gjithë “gjuetinë e shtrigave”. U rrëzuan të gjitha akuzat ndaj PD.”-tha Eduard Halimi.