Edmond Spaho: Raporti i OSBE nxjerr “zgjedhjet” nul

164

Nenkryetari i PD Edmond Spaho i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se raporti i OSBE/ODIHR-it nxjerr”zgjedhjet” nul.

Spaho theksoi se nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve, por pushteti vendosi që të hyjë me një kandidat në gjysmat e bashkive, ndërsa në gjysmën tjetër të bashkive u vendosën kandidatë sa për numër.

“Ju përdorni termin zgjedhje, unë do thosha se këto ishin votime.  Raporti i OSBE ODIHR tregon nëse plotësohen kriteret për t’u quajtur zgjdhje, lëre më pastaj të ndershme. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa u marrë opinioni i qytetarëve.

Po të hysh te mënyra si u zhvilluan zgjedhjet, ke pa fund parregullësi. Këto zgjedhje dështuan. Raporti i OSBE ODIHR u nxjerr nul. Nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve, por pushteti vendosi që të hyjë me një kandidat në gjysmat e bashkive, ndërsa në gjysmat kishte kandidat të futur në mënyrë joligjore. Bindja Demokratike u fut në mënyrë joligjore”, tha Spaho.