Edmond Panariti: Shqipëria, vendi i parë dhe i paparë i sterilitetit ushqimor në botë…

695
Sigal

Pas sekuestrimit të mishit të importuar nga Brazili me salmonele,vjen reagimi i Ministrit Panariti

Ja statusi i plote

Njeqind perqind siguri ushqimore dhe madje shume shpejt… deklaron Ministri i Bujqesise… Që sot shpallet Shqiperia, vendi i parë dhe i papare i sterilitetit dhe i virgjerise ushqimore ne bote… Garantuar nga policet…. dhe Autoriteti Policor Shqiptar i Ushqimit… Çfarë na duhen laboratoret, planet e monitorimit, analizat, interpretimet e te dhenave, vleresimi, standartet ?! Ne kemi policet me shkop, shirit bllokimi dhe bllok gjobash…!!..Kaq duhet!…. FDA e Amerikes dhe EFSA – e Evropes, që deklarojne se kercenimi nga ushqimet e ndotur dhe te falsifikuara është real dhe ne rritje, te mbyllin menjehere zyrat, institutet dhe laboratoret dhe te vijne ne Shqiperi për të njohur nga afër sistemin njeqind perqind te sigurise ushqimore….. Amerika këtë garanci nuk ua jep as astronauteve ne stacionet hapesinore… prandaj te vijne ketu te Autoriteti Policor Shqiptar i Ushqimit për ta zbuluar!