Edmond Panariti: Shqiperia rrit borxhin e saj me 300 milion euro

503
????????????????????????????????????
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me rritjen e borxhit te vendit me 300 milionë euro.

Sipas Panaritit, borxhi ishte dhe mbetet më i larti në rajon.

Statusi i plotë:

Shqiperia rrit borxhin e saj me 300 milion euro. Borxh i cili ishte dhe mbetet më i larti në rajon. Perkunder sa u tha nga qeveria se nuk ka rritje të borxhit,çdo gjë del e qartë në njoftimin vijues: Issuer: Republic of Albania (ALBANI)
* Issuer Ratings: B1/B+
* Exp. Ratings: B1/B+
* Format: 144A/REGS, Senior Unsecured
* Size: EU500m 
* Maturity: 7Y (Oct. 9, 2025)
* Coupon: Fixed, annual, act/act ICMA
* UOP: Repurchase up to EU200m of 2020notes, general budgetary
Çfarë, thone të dhenat e mesiperme? Dyqind milion do të perdoren për pagesat e borxhit ekzistues dhe 300 milion për financim të buxhetit shteteror. Pra buxheti shteteror, do të financohet me borxh dhe jo me të ardhura nga ekonomia . Nderkohe që Banka e Shqipërisë, jep alarmin për pergjysmim te produktivitetit kombetar.