Edmond Panariti: Shqiperia nuk është palë në dialogun Prishtinë – Beograd!

522
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panaraiti ka reaguar përsa i përket situatës në Kosovë duke shprehur se krijimi i një linje të re të diaglogut Tiranë-Begograd është e rrezikshme. Sipas Panaritit Serbia ndodhet nën presion nga BE për njohjen e Kosovës dhe territorit të saj.

Edmond Panariti: Shqiperia nuk është palë në dialogun Prishtine – Beograd!
Ajo është mbështetëse e fuqishme e këtij dialogu, por në respekt të integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës. Kjo ka qenë dhe është eshte linja zyrtare e diplomacise shqiptare për këtë ceshtje ! Tendenca për të krijuar edhe një vektor Tirane – Beograd, si pjesë e ketij dialogu është e rrezikeshme! Ne mendimin tim, Kosova nuk duhet të devijoje nga shtrati i deritashem i dialogut me Serbinë, i cili do të zgjeronte harten e njohjeve hap pas hapi dhe do të shpinte në antarsim të saj në organizmat nderkombetare. Serbia ndodhet nen presion në rritje nga Bashkimi Evropian, për njohjen e Kosoves në territorin e saj sovran, perndryshe nuk ka antarsim të saj në BE! Tezat mbi korrektimin e kufijve, e deformojne procesin e dialogut dhe krijojne perspektiva te paqarta dhe të zymta që nuk i takojne vetem dy palëve, por mbare Ballkanit.