Apeli i Edmond Panaritit: Shkoni te Presidenti dhe nisni bisedimet me opozitën e vërtetë

422
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti bën apel që klasa politike të përfshihet në dialog.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Panariti thotë se palët duhet të shkojnë tek Presidenti për të gjetur zgjidhje për rivendosjen e pluralizmit.

“Kapeni javën! Është e fundit! Është kritike dhe ndofta pa kthim!

Shkoni te Presidenti dhe nisni bisedimet me opozitën e vërtetë dhe gjeni zgjidhjen!

Zgjidhje jo vetëm për një palë zgjedhje, por për rivendosjen e pluralizmit, i cili është jashtë binareve dhe po rrëshqet në diktature!”, shkruan Panariti.