Edmond Panariti: Rrënimi i të vegjëlve është zhdukja e cilësisë dhe e traditës! Është gropa e hapur e ekonomisë!

446
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se përndjekja dhe mos mbështetja e prodhuesve dhe përpunuesve  të vegjël te ne, kinse për mos respektim të standardeve të higjienës së ushqimit, është kundër tendencë evropiane!

Postimi i plotë:                                   

Përndjekja dhe mos mbështetja e prodhuesve dhe përpunuesve  të vegjël te ne, kinse për mos respektim të standardeve të higjienës së ushqimit, është kundër tendencë evropiane!

Por mbi të gjitha është fatale dhe shkatërrimtare për fermën dhe bujqësinë tonë.                                        Gjermania, Franca, Italia etj, kanë në qendër të politikave agroushqimore prodhuesin dhe përpunuesin e vogël dhe të mesëm, si më cilësorin dhe më të sigurtin. Sepse është ky që prodhon, përpunon dhe tregton aty ku ka lindur dhe banon, sipas traditave dhe zakoneve shumë vjeçare.

Sepse prodhuesi i vogël përgjithësisht, nuk përdor as ngjyrues, as aromatizues, as konservues sintetike në ushqim. Nuk përdor as sulfamide as antibiotike, nuk përdor fara OMGJ…. Këto i përdorin industrialistët ushqimore si kozmetike dhe kamuflim të shijes ngjyrës dhe aromës së ushqimit. I përdorin pa kursim dhe shpesh jashtë normave! Prandaj BE gjurmon dhe zbulon pikërisht këto ndotës, “modernë” të cilët i cilëson si vrasës të heshtur. Po ne? Ne nuk merremi fare me to! Ne nuk bëjmë monitorime dhe analiza sepse nuk financojmë kërkimin, shkencën dhe laboratorët ! Prandaj jemi në mëshirë të fatit! Ndërkohë me zell dhe pasion u jemi qepur me policë barinjve, baxhoxhinjëve, kopshtarëve duke i dërrmuar me gjoba dhe konfiskime. Ata janë armiku për tu asgjësuar! Dhe kështu i hapim gropën vetes dhe ekonomisë!