Edmond Panariti: Reformat e programit tonë janë në funksion të rigjenerimit të shpresave të shqiptarëve

534
Lëvizja Socialiste Për Integrim prezantoi sot ekipin që do ta përfaqësojë në Qarkun e Korçës, me 12 figura të përzgjedhura të cilat do të nxjerrin LSI në këtë qark, forcë të parë.

Deputeti I LSI, Piro Kapurani i cili është i dyti në listën e kandidatëve tha se LSI në qarkun Korçë ështe rritur në mënyrë të natyrshme dhe shumë të shpejtë, kjo falë punës intensive dhe punës së ngushtë e të përbashkët të të gjitha strukturave, LSI, LRI dhe LGI. Sipas Kapuranit, vetëm në rrethin Korçë, LSI ka 4 mijë anëtarë të rinj, 700 ka LRI dhe 500 LGI, të gjithë këta anëtarë të rinj, të afruar në LSI, falë besimit që LSI ka kijuar te njerëzit.

Ndërkohë, Ministri Edmond Panariti, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve të qarkut Korçë tha se në këto 4 vite qeverisje, LSI ka lenë gjurmë të thella, duke punuar për popullin, duke u përkushtuar për njerëzit në nevojë e duke u gjendur pranë tyre për çdo hall e problem.

“ Lsi s’ka qenë dakord me reformën në arsim në mënyrën si u bë dhe as me ligjin për arsimin, pavarësisht se u votuan, por do të plotësohej me amendamente e akte nënligjore. LSI nuk ka qenë e kënaqur as me fondet për bujqësinë, por edhe në këto kushte kemi trefishuar sipërfaqe serash, stalla, prodhim, eksport, etj

Të gjithë këtë punë ne e kemi kthyer në besim te njerezit dhe në këtë frymë të punojmë më shumë e kur njerëzit të shkojnë në qendra votimi, të votojnë LSI, që sipas të gjitha sondazheve, ne do të jemi forcë e parë” theksoi Panariti, duke shtuar se “reformat e LSI janë në funksion të rigjenerimit të shpresës së shqiptarëve, me qëllim që t’i mbajmë njerëzit dhe të mos braktisin vendin e tyre”.

Ndërkohë, kandidatja Brunilda Paskali, njëkohësisht nënkryetare e bashkisë Tiranë, u shpreh se,ishte e nderuar që kandidonte në këtë qark, ndërsa e vuri theksin se ky përfaqësim, kjo listë emërore, këto figura, do të na japin besimin në popull, për të qenë forcë e parë.

“Veç të tjerash, një nga arsyet që LSI të dalë forcë e parë, është dhe forca e motorri i familjeve, është gruaja, strukturat e LGI dhe programi i LSI, gratë i ka nën një vëmendje të veçantë.

Ndërkohë, edhe 10 kandidatët e tjerë të LSI në Qarkun Korçë folën në lidhje me shanset që LSI ka për të dalë forcë e parë.
Sigal