Edmond Panariti nga Korça / “Kontrata jonë është me qytetarët, me elektoratin, i cili mbështet fuqimisht LSI”

531
Ministri Edmond Panariti, njëkohësisht dhe kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun Korçë, i shoqëruar nga kandidati tjetër, Pirro Kapurani dhe kryetari i LSI Korçë, Stefan Germenji, zhvilluan takime me strukturat dhe simpatizantë në tri lagje të qytetit.

Ministri Panariti kërkoi angazhimin maksimal të të gjithëve në këtë javë të mbetur fushatë dhe askush nuk pa përse bie pre e provokimeve apo shantazheve.

“Ne jemi e vetmja forcë politike që ka një alternativë të qartë, të besueshme e bindëse”, tha Panariti, duke theksuar se, “koalicioni blu-mavi nuk ka asnjë objektiv tjetër, veç sulmeve ndaj LSI-së dhe stigmatizimit tonë, nga frika dhe paniku që i ka kapur, si rezultat i rritjes”.

Me tej, Panariti tha se, “ne nuk kemi asnje punë me ata që na shantazhojnë, largojnë njerëzit tanë nga puna apo rrahin njerëzit tanë. Kontrata jonë është me qytetarët, me elektoratin, i cili mbështet fuqimisht LSI”.

Ndërkohë, Piro Kapurani i’u kërkoi strukturave dhe mbështetësve të LSI, angazhimin në këto pak ditë të mbetura, me qellim që të vazhdojmë rritjen dhe te arrijmë objektivat e LSI.
Sigal