Edmond Panariti: LSI ka programin më realist, më ambicioz për zhvillimin e ekonomisë

451
LSI forcë e parë. Të nderuar banorë të Pogradecit, të Starovës, të Udënishtit, të Mëmëlishtit, të Mokrës së Sipërme, të Mokrës së Poshtme, të nderuar banorë të gjithë Qarkut të Korçës, ne ndodhemi përpara një momenti historik, një moment që e kemi pritur që nga dita e themelimit, ku LSI do të marrë në dorën e saj fatet e vendit, drejtimin e ardhshëm të vendit, zhvillimin e tij, integrimin e tij. LSI forcë e parë nuk është thjesht një slogan, është një realitet, i cili do të jetë i prekshëm dhe i realizueshëm më datë 25 qershor.
LSI ka programin më realist, më ambicioz për zhvillimin e ekonomisë, për zhvillimin e bujqësisë, për zhvillimin e arsimit, për ndihmë, për përkrahje të shtresave në nevojë dhe ne jemi e kuqja e vërtetë e cila tashmë ndodhet përballë koalicionit blu mavi.
Ndodhet përballë koalicionit të koncesioneve dhe koncesionarëve, koalicionit të kartelit, koalicionit të tepsisë dhe timonit, ndërsa ne jemi koalicioni i ofertës reale në ndihmë të fermerit, në ndihmë të qytetarit, në ndihmë të rinisë, në ndihmë të moshës së tretë, me një program konkret dhe ambicioz. Si ministër i Bujqësisë, por si një njeri i bujqësisë dëshiroj të ndaj me ju modelin e zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit. Ku ka vend më të mirë sesa Pogradeci, ku ne do të materializojmë çiftimin më të suksesshëm të zhvillimit të turizmit me bujqësinë?
Modelet agro-turistike do të jenë në themel të programit të mbështetjes dhe zhvillimit të Pogradecit për të shfrytëzuar në mënyrën më të mençur këto burime të jashtëzakonshme atraktive të turizmit, por duke i vënë përkrah dhe ofertën e bujqësisë, të prodhimeve karakteristike të liqenit, të peshkimit, resurset e vreshtarisë, resurset e frutikulturës dhe të blegtorisë. Modelet e agro-turizmit do të jenë e ardhmja e zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit në qytetin e Pogradecit. Për këtë, programi jonë ka një objektiv të qartë dhe konkret, pesë herë më shumë fonde për bujqësinë, pesë herë më shumë fonde për agro-turizmin, pesë herë më shumë fonde për zhvillimin e agro-biznesit. Ne do ti heqim për herë të parë atë barrë asfiksuese, e cila ka ngarkuar bujqësinë me tatime, me taksa, me TVSH, të cilët janë bërë një barrierë e zhvillimit të këtij sektori jetësor.
Prandaj LSI angazhohet që për katër vitet e ardhshme të shpallë një moratorium të vërtetë fiskal për bujqësinë. Ne do ti heqim tatimet dhe taksat, do të heqim TVSH-në për inputet bujqësore, për farën, për fidanët, për insekticidet, për plehrat kimike, për mekanikën bujqësore duke ulur koston e prodhimi, duke e bërë atë konkurrues dhe fitues. Ky është një angazhim, një premtim, i cili do të mbahet dhe do të materializohet që ditën e parë të qeverisjes së drejtuar nga LSI. Ne nuk kemi mundësi tjetër për të rimëkëmbur një ekonomi e cila ka ecur me ritme prej kërmilli, vetëm duke aplikuar një regjim fiskal tatimor të favorshëm, i cili duhet të jetë inkurajues, nxitës dhe jo asfiksues.
Për këtë, LSI ka shpallur një regjim fiskal nxitës, i cili nxit biznesin, nxit investimet, nxit sipërmarrjen në mënyrë që ekonomia të zhvillohem, të prosperojë, të ardhurat në xhepin e konsumatorit të rriten, të ardhurat në xhepin e investitorëve të rriten, të kenë më tepër mundësi të investojnë, të punësojnë, të krijojnë më tepër mundësi. Prandaj, politika jonë tatimore fiskale, është një politikë e lehtësuar, inkurajuese, relaksuese dhe jo asfiksuese.
Ky është një program me këmbë në tokë, një program që ka si synim të zhvillojë në tërësi ekonominë, të fuqizojë fermerin, të fuqizojë sipërmarrësin. Nuk ka asnjë dyshim që më datë 25 qershor, duke votuar numrin 1, LSI, ne i ofrojmë Shqipërisë alternativën e vetme fituese dhe integruese të vendit në BE. LSI forcë e parë, LRI mbështetëse e fitores tonë të padiskutueshme.
Sigal