Edmond Panariti: LSI, 5 herë më shumë fonde për agro-përpunimin

437
Edmond Panariti vazhdon takimet me banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave të tij. Ai u premtoi fermerëve se Lëvizja Socialiste për Integrim në programin e saj ka parashikuar të bëjë sa më shumë për bujqësinë. “Ne kemi parashikuar 5 herë më shumë fonde për agro-përpunimin, për argro-biznesin, në kontrast me ato që kanë ndodhur deri tani ku fondet për fshatin shkuan për fasada, shkuan për palma dhe nuk u përqendruan asnjëherë në bujqësi”, – tha Panariti duke shtuar se LSI zhvillimin e vendit e sheh nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe jo nëpërmjet ndryshimit të fasadave. “Ne e shohim ndryshe zhvillimin, nuk e shikojmë nga pedonalet, nga palmat, nga fasadat. Ne zhvillimin e shikojmë nga fshati, nga bujqësia sepse këto janë fronti i vërtet i zhvillimit të vendit, i zhvillimit të ekonomisë, i perspektivës së punësimit të të rinjve, i rigjallërimit të shpresës”, – u shpreh Panariti
Sigal