Edmond Panariti: Bujqësia ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare

47

Bujqesia
ka nevoje per mbështetje me te madhe financiare dhe para se gjithash per
lehtesim tatimor dhe tarifor ne te gjitha hallkat. Fara, fidani, plehu kimik,
pesticidet, nafta, mekanika bujqesore te perjashtohen nga tvsh, nga akcizat,
taksat e karbonit,ajo e qarkullimit, e ku ta di une te pakten per kater vite.
Vetëm kështu bujqësia dhe fermeri do te mbijetoje ne nje treg te pameshirshem
dhe agresiv.Vetem keshtu, fermeret mundet te jene dhe të mbeten konkurues. Mos
u vini, 
pengesa, sterkembesha dhe
kufij ne shitblerje me para ne dore fermereve! Jo treqind mije, por ne dy
miljon leke te ngrihet steka e pagesave me para ne dore ne shitje. Mjaft qe te
prodhojne dhe te shesin. Lerini te marrin fryme! Taksat tarifat, shkoni dhe kerkojini
gjetke. Nuk nxirret dhjame nga pleshti, thote populli. Nuk njoh ndonje menyre
tjeter per ta mbajtur fshatarin te lidhur me token, fermen dhe vendlindjen. Ne
te kunderten, ata do ta braktisin ate duke emigruar jashte apo mbipopulluar
qytetet. Duhet vepruar sa me pare.

  https://youtu.be/fOFasEf3v6w